Presidenti amerikan Barack Obama ndodhet në Indi si i ftuari i nderit për festimet e Republikës së Indisë.
Ndërkohë që gjatë vizitës së tij ishin paralajmëruar masa të rrepta sigurie, mijëra forca policore dhe ushtrake janë angazhuar për ruajtjen e kreut amerikan gjatë kësaj vizite.
Pasi është pritur me ceremoni zyrtare në aeroportin e kryqytetit indian nga Kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi dy liderët kaluan në godinën qeveritare Rashtrapati Bhavan.
Në takimet e Obamës me Kryeministrin dhe Presidentin e Indisë pritet të diskutohet mbi energjinë nukleare, tekonologjinë ushtarake, luftën ndaj terrorizmit, ndryshimet klimaterike, menaxhimin e kufinjëve, tregtinë si dhe ekonominë.
Nga ana tjetër në një deklaratë të bërë ditën e djeshme thuhet se Obama do të shkurtojë vizitën e tij në Indi dhe do të kalojë për një vizitë ngushullimi, me rastin e vdekjes të Mbretit Abdullah bin Abdulaziz në Arabinë Saudite. Për shkak të këtij ndryshimi Obama do të anulojë vizitën e tij në xhaminë Taxh Mahal e cila ishte planifikuar për tu realizuar ditën e tretë të vizitës.