Të paktën 27 komando të policisë u vranë në përleshjet e sotme me rebelët e Lëvizjes për liri islamike Bangsamoro (BIFF) në jug të Filipineve muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Udhëheqësi ushtarak i Frontit Liberal Islamik Moro (MILF), Von Al Haq në një deklaratë për gazetën “Filipine Daily Inquirer” tha se 27 pjesëtarë të Policisë Kombëtare Filipine u vranë në komunën Mamasapano të provincës Maguindanao pasi që ata u përleshën me pjestarët e BIFF-së. Komandantja e Divizionit të gjashtë të Këmbësorisë, kapitenja Joanne Petinglay për Anadolu Agency (AA) nuk konfirmoi saktësisht sa pjesëtar të policisë janë vrarë, por shtoi se vazhdon operacioni ushtarak në fshatin Tukanalipao në komunën e Mamasapano.
Sipas saj, trupat ushtarake të mbështetura nga makina të blinduara kanë lëvizur në këtë zonë për ti asistuar forcave policore. “Në këtë moment nuk mund të jap numrin e saktë të të vrarëve. Ky ishte një operacion i policisë, nuk ka pasur koordinim me trupat tona në terren,” tha Petinglay.
Një burim i paidentifikuar i policisë në Maguindanaou, gjithashtu për gazetën “Filipine Daily Inquirer”, tha se afër 36 policë janë vranë, çarmatosur gjat konfliktit me rebelët. Në lidhje me këto pohime, kapitenja Petinglay tha se ende vazhdon verifikimi i numrit të të vrarëve.
“Ajo që ne po bëjmë tani është të përpiqemi të ndihmojmë policinë dhe të tërheqim viktimat”, tha ajo, duke shtuar se trupat e policisë janë dërguar në Mamasapano kryesisht për shkak të operacioneve “kundër njeriut më të kërkuar i cili është anëtar i grupit militant Jemaah Islamiya, e që është e lidhur me Al-Kaidën”.
Për shkak të incidenteve të fundit, të gjitha rrugët që çojnë në Mamasapano janë të mbyllura, ndërsa edhe ekipeve të gazetarëve u është ndaluar hyrja në këtë pjesë.