-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjermani – Rritet numri i turqve që kthehen në atdhe

Më të lexuarat

Sipas raportit të qeverisë gjermane, në vitin 2013, numri i turqve që janë larguar nga Gjermania, ka qenë më i lartë se numri i atyre që kanë shkuar në këtë vend.

Gjermani deklaroi raportin e emigracionit për vitin 2013.

Sipas raportit të qeverisë gjermane, në vitin 2013, numri i turqve që janë larguar nga Gjermania, ka qenë më i lartë se numri i atyre që kanë shkuar në Gjermani.

Raporti u bë publik në kryeqytetin Berlin nga Ministri i Brendshëm, Tomas de Mazijer (Thomas De Maiziere). Ai tha: “Ekziston mendimi se në Gjermani vijnë shumë refugjatë turq, por kjo nuk është e vërtetë”.

De Maiziere bëri të ditur se numri i turqve që janë larguar nga Gjermania, ka qenë më i lartë se numri i atyre që kanë shkuar në Gjermani.

Sipas të dhënave që zunë vend në raportin zyrtar, në vitin 2013, nga Gjermania në Turqi kanë emigruar 33 mijë e 644 vetë.

Ndërsa nga Turqia në Gjermani kanë emigruar 26 mijë e 390 vetë.

Ministri i Brendshëm, Tomas De Mazijer tha se shumica e atyre që largohen, janë brezi i parë që kanë shkuar në Gjermani si dhe persona të kualifikuar që kanë mbaruar Universitetin. Ai tha: “ata kanë ikur pasi mendojnë se do të kenë një të ardhme më të mirë në Turqi”.

Ministri Gjerman u shpreh se nuk janë edhe shumë të kënaqur nga kjo gjendje.

Ai bëri të ditur se në vitin 2013, në përgjithësi ka pasur rritje të emigracionit drejt Gjermanisë prej 1 milion e 230 mijë persona. Kurse 800 mijë vetë janë larguar nga vendi në drejtim të vendeve të tjera duke shkaktuar një deficit prej 430 mijë vetash.

De Mazijer bëri të ditur se në krye të faktorëve që kanë ndikuar rritjen e fluksit të emigracionit është lëvizja e lirë dhe e fuqisë punëtore që kanë fituar rumunët dhe bullgarët vitet e fundit. 

Ndërkaq, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave, popullsia e Gjermanisë ka arritur në 81 milion 100 mijë banorë. Në vitin 2013, popullsia e Gjermanisë ishte 80 milion e 800 mijë banorë.

19% të popullsisë së Gjermanisë e përbëjnë ata që të dy ose një prej prindërve i kanë emigrantë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit