-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Krimet e ateizmit ndaj njerëzimit

Më të lexuarat

Krimet e ateizmit ndaj njerëzimit

Ateistët Janë ata që thonë se; ‘shumë njerëz u vran në emër të fesë’ por ata kurr nuk flasin per miliona njerëz të zhdukur, të persekutuar e të masakruar nga liderët të cilët ishin ateistë. Ata ishin të drejtuar nga urrejtja për Perëndinë dhe urrejtja ndaj Religjionit dhe Besimtarëve.

‘’Libri i zi i komunizmit; ” Krimet,Terrori,Represioni”, botuar nga Harvard University Press, është vepra e njëmbëdhjetë dijetarëve që ndezi stuhi kontinentale kur ajo per herë të parë u shfaq në Francë në vitin 1997. Autorët përmendin numrin e të vdekurve gjatë shekujve nga duart e qeverive komuniste (duke përjashtuar luftërat) në 100 milion njerëz. Duke dalluar vende të ndryshme. Vdekjet nga shteti në Kinë qëndron në 65 milion, BRSS në 20 milionë, Vietnami 1 milion,Korea e Veriut 2 milion, 2 milion në Kamboxhia, Evropa Lindore 1 milion,Amerika Latine 150.000, Afrika 1.7 milion, dhe Afganistani 1.5 milion. Përveq kësaj, lëvizja ndërkombëtare komuniste vrau rreth 10.000 njerëz në të gjithë botën.’’ (cituar nga libri). *1

A mban ateizmi përgjegjësi për krimet e komunizmit?

Një ateist I njohur, Richard Dawkins (professor në Oxford) ishte pyetur shumë kohë më parë në një radiostacion kombëtar. Gjatë intervistës, ai u pyet për të justifikuar krimet e rënda,vrasjet, të këqijat që sjellën liderët ateist si Stalini, por fatkeqësisht, Dawkins u arsyetua duke thënë se; ‘dallimi mes Stalinit dhe ateizmit është se ai kishte mustaqe dhe nuk jan të njejtë nëse i shohim gjërat me logjikë. Poashtu tha se; Stalini kishte vrarë njerëzit sepse ai mbante mustaqe.’ Kështu shprehen vetëm ata që nuk mund të argumentojn realitetin. Një përgjigje e till ishte qesharake. Megjithatë për hir të së vërtetës, do të flasim për përgjigjen e tij.

A ishte filozofia e ateizmit e përqafuar nga komunistës përgjegjëse për vrasjet masive të kryera nga udhëheqësit komunistë si Stalini,Mao,Pol Pot dhe Çaushesku? Le të shikojmë disa fakte të cilat ateistët nuk duan ti pranojn as ti përmendin.

1. Liderët komunist ishin të motivuar nga një dëshirë e madhe për të imponuar ideologjin e tyre mbi gjithë njerëzimin, në krejt Botën. Kjo ideologji mbante një pako e cila kishte për qëllim zhdukjen e fesë, e planifikuar nga Karl Marksi, I cili thonte se;’ religjioni është opium për popullin.’

Sipas Marksit, feja kishte kontribuar në prapambeturi dhe popullin duhej ti nxjerrte drejt zhvillimit dhe fuqisë, duhej ti lironte ata nga ‘’hutimi’’, Zoti dhe feja duhej të zhdukeshin. Lenini I kishte përqafuar botkuptimet ateiste të Marksit dhe kështu bëri Stalini deri në luftën e dytë Botërore.

Implementimi I ateizmit ishte një qëllim shumë I madh dhe rruga për suksesin e komunizmit, në këtë mënyrë duhej të imponohej me qdo kusht. Kjo do të thotë masa shtypëse, manipulim me histori,propaganda mediatike, propaganda në tekstet shkollore, mbylljen e shtëpive të adhurimit, arrestimin e hoxhallarëve,priftërinjëve e prijësit fetar. Shembull më të mire kemi shkatërrimin e Kishave dhe Xhamiave nga sistemi enverist në Shqipëri.

2. Pasuesit e Karl Marksit nuk kishte asnjë lloj ndjenje që mund ti ndalonte ata nga masakrimi dhe persekutimi I fetarëve, askush nuk mund ti ndalonte nga ajo që ata e kërkonin; NWO – rendin e ri botëror, ku ata synonin një Botë pa Zot e pa Fe. Ateizmi ishte rruga që ua mundësonte këtë rend të ri botëror që synonin liderët ateist. Makavieli mësonte se ata mund të bëjn gjithqka që ishte e nevojshme per të sjell parajsën e tyre në tokë. Numër I madh besimtarësh u vran me gjakftohtësi nga liderët ateist, u vran sepse refuzuan të braktisin besimet e tyre. Një numër shumë I madh u dërguan në kampet e përqëndrimit. (Vrasjet dhe makabret e liderëve ateist të nxitur nga botkuptimet ateiste – GulagArchipelago, nga Alexander Solzhenitsyn kap.2).

3. Udhëheqësit komunist-ateist, kishin mësuar se I forti duhet të shtyp të dobëtin, se njerëzit jan si kafshët dhe është lufta për egzistencë ku I dobëti duhej të zhduket. Ata shihnin veten si zota dhe kishin në kontroll të plotë jetën e njerëzve të cilëve duhej t’ja impononin ateizmin. Duke u ndikuar nga mësimet ateiste, ata shprehën në vepra brutalitetin e tyre marksist.

4. Njerëzit si Stalini ishin të interesuar në përhapjen e një ideologjie, jo një dëshirë vetjake. Askush nuk u persekutua në Bashkimin Sovjetik vetëm pse nuk mbante mustaqe si Stalini, apo pse nuk mbante uniformë të ngjashme, apo nuk ushqehej me ushqimin e njejtë, nuk dëgjonte të njejtën muzikë ose nuk preferonte të njëjtin sport. Njerëzit u shkatërruan, u persekutuan, u vran, u denigruan për shkak të fesë që besonin dhe për të shtrirë mësimet ateiste në vende të ndryshme. Disa mund të thonë se atij I ishte ndryshuar zemra dhe kishte vendos të ndërtoj një kishë ortodokse në Rusi, kjo është një deklaratë e njohur e Stalinit, por asesi kjo nuk dëshmon se ai ishte kthyer si teist, drejt teizmit. Ishte thjesht një veprim utilitar. Mjafton të informohemi nga Steven Merritt Miner ku thotë se kjo kishte motive të fshehta prapa lëvizjës ateiste-komuniste në ‘Lufta e Shenjtë e Stalinit’.

‘’Politika fetare e Moskës në këtë kohë mund të kuptohet vetëm në kontekstin e konsideratave sovjetike të sigurisë, veqanërisht shqetësimet e Moskës rreth pakënaqësisë së kombeve jo-ruse. Kremlini e pa kishën si një mjet për mobilizimin dhe shfrytëzimin e nacionalistëve Rus gjatë bashkimit, por edhe si një instrument për kundërvënien dhe qarmatosjen e vendeve joruse dhe antisovjetike. Si shumica e liderëve ateist, edhe per Stalinin kisha ortodokse e rusisë ishte një agjent efektiv për menaxhimin e rajonit etnikisht të ndryshum dhe për ti mbuluar veprimet e tij para vendeve Perëndimore.’’ *2

Pra ky veprim I Stalinit, edhe pse mund të duket fisnik e tolerant, nuk është jostifikim për vrasjet makabre të miliona besimtarëve veq pse nuk pranonin të bëheshin ateist. Vrasje të cilat ndihmonin në shpërndarjen e mësimeve ateiste.

Ateizmi ishte një faktor I madh në vrasjen e miliona njerëzve gjatë shekullit të kaluar. Për fat të keq, sot shohim ende ateist që mundohen të shprehin mllef e urrejtje ndaj besimtarëve ku me fjalët dhe veprat e tyre naj kujtojn regjimet komuniste. Ata ashtu si edhe paraardhësit e tyre, nuk hezitojn të pranojn se ata e urrejnë Perëndin (dhe ata që e besojn Perëndinë), fenë dhe se ata dëshirojn të zhdukin besimin përgjithmonë. Në anën tjetër, ata thirren për toleranc e jetesë të përbashkët dhe dëshirojn permes alkoolit,prostuticionit, shfrytëzimit të femrave si objekt kënaqësie nga botkuptimet ateiste,shfrytëzimin e internetit,mediave dhe forma tjera për ti tërhjekur njerëzimin drejt pabesimit.

Duhet të shqetësohemi edhe për përhapjen e filozofisë së tyre në vendin tone. Filozofi e cila I ftoh njerëzit nga ndjenjat njerëzore, nga dhembshuria e zemrës,dashuria ndaj Zotit, fesë, njerëzve dhe atdheut. Mësime të cilat mësojn nga Evolucioni se njeriu është familje e kafshëve ku I forti shtyp të dobëtin dhe është lufta për ekzistenc ku duhet të fitosh me qdo kusht. Botkuptimet ateiste e ftohin njeriun nga gjaku njerëzor, nga dinjiteti,nderi, dhe ndërgjegja.

Mendim të ngjashëm ka edhe autori; Dinesh D’Souza, ku thotë:

‘’Krimet e ateizmit janë kryer në përgjithësi nga njerëz që I shohin gjërat larg Perëndisë. Pa ndërgjegje, me gjakftohtësi dhe mos rrespekt për krijesën tjetër. Ata janë munduar ti ndërrojn vlerat e njeriut me teknologjin e fundit, duke u thirrur në teknologji, ta zavendesojn Zotin me teknologjinë. Të largojn besimin në Zotin dhe të udhëhiqet njerëzimi me laicitet. Ata jetojn me thënien e Fjodor Dostojevskit: ‘’Në qoftëse Perëndia nuk është, gjithqka është e lejuar.’’ *3

Kjo është ajo filozofia që ne duhet të ndalojm të mos përhapet. Të mos frikësohemi nga feja dhe të mos e ndalojm besimin në Zotin ku njeriun e mëson të rrespekton njeriun edhe pse mund të mban tjetër besim. Kjo është filozofia zyrtare e komunizmit, filozofi e cila ishte shkaktare për vdekjen e miliona njerëzve në Botë. Kjo është filozofia nga e cila duhet të ruajm veten ,fëmijët dhe familjarët tanë.

Politika Sovjetike karshi fesë, ishte e bazuar në ideologjinë Marksizëm-Leninizëm, e cila e bëri ateizmin doktrine zyrtare të komunizmit. 

‘’Feja është opium’’ ishte thënia e Marksit me të cilën jetuan komunistët dhe sot jetojn ateistët. Qdo botkuptim lidhur me fenë, kishte dal nga ky parim se; ‘’feja është opium’’ pa marr parasysh për kë ishte fjala, mjafton të quhej besim dhe të mendohej se feja e deh njeriun e sidomos masën e gjërë.*4

Marksizmi-Leninizmi, ka organizuar gjithmonë projekte për zhdukjen e fesë sepse ajo konsiderohej si diçka joshkencore dhe jonormale për njeriun.

Në vitin 1920– 1930 ishin bërë propaganda të mëdha në tekstet shkollore, në Universitete dhe në media të ndryshme kundër religjionit.*5

Fatkeqësisht, spektri I komunizmit, ende shetitet në Botë. Në Rusi, ende disa njerëz besojn se Stalini mashum I bëri dobi sesa dëm popullit dhe vendit. Në Kinë, mijëra njerëz janë burgosur të njohur si laogai. Në Koren e Veriut, masa frikësohen se udhëheqësit gjakftohtë mund të lëshojn bombë bërthamore nëse i kundërvihen sistemit. Në Kubë ende vazhdojm arrestimet dhe persekutimet nga gjakftohtit ateistë. *6

Qfardo pretendime që kanë ateistët, sado që brohorasin kundër fesë, është fakt i pamohueshëm se në 2000 vite, krejt besimet së bashku, nuk kanë vrarë e as nuk kan persekutuar njerëz mashum se vrasjet dhe persekutimet që jan bërë në emër të ateizmit. Ateistët kan vrarë mashum se që kan mund të vrasin krejt religjionet Brenda 2000 vitesh. Duhet të largohet mendimi se besimi në Fe ka qenë rruga përmes së cilës jan vra shumë njerëz, kjo është një gënjeshtër e madhe pa argumente. Ateizmi, jo feja, është forca e vërtetë prapa vrasjeve masive të historisë. *7

Përgaditi: Fikri Mehmeti

Fusnota:

*1 – Daniel J Flynn, “Ideas Have Consequences…Like Murder, Tyranny, and Repression,” Accuracy in Academia – http://www.academia.org/campus_repor…/2000/March_2000_4.html> (9 July, 2008). 

*2 – Merritt Miner, Steven, Stalin’s Holy War. The university of North Carolina Press, 2002.http://uncpress.unc.edu/browse/page/542> (23 October, 2009). 

*3 – D’Souza, Dinesh, “Atheism, Not Religion is the Real Force Behind the MassMurders of History.” TheChristian Science Monitor. (November 21, 2006edition). http://www.csmonitor.com/2006/1121/p09s01-coop.html> (9July, 2008).

*4 – (Lenin, V. I.. “About the attitude of the working partytoward the religion.”.Collected works, v. 17, p.41. http://www.psylib.ukrweb.net/books/maenl01/txt17.> Retrieved on2006-09-09.

*5 – Religion in theSoviet Union, Wikipedia. http://en.wikipedia.org/wiki/Religion_in_the_Soviet_Union…> (23 October, 2009).

*6 – Victims of CommunismMemorial Foundation,. http://www.victimsofcommunism.org/history_communism.php> (5 Jan., 2007).

*7 – D’Souza, Dinesh, “Atheism, Not Religion isthe Real Force Behind the Mass Murders of History.” The Christian ScienceMonitor. (November 21, 2006 edition). http://www.csmonitor.com/2006/1121/p09s01-coop.html> (9July, 2008).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit