VMRO DPMNE konfirmoi se ndaj Sasho Mijalkovit, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe ish shef i DSK-së, Nikolla Todorovit, ish-ministri i Shëndetësisë, mbrëmë është iniciuar procedura për pezullim nga anëtarësimi, njofton TetovaSot.
Për ata dhe anëtarë të tjerë që kanë shkelur statutin e partisë, fjalën e fundit duhet të japin komitetet komunale.
Konkretisht, për përjashtimin e Mijalkovit do të duhet të vendosë Komiteti Komunal në Qendër.
Propozimi për të përjashtuar Todorovin erdhi nga Komiteti Komunal Karposh, nga ku ai vjen.
Përjashtohen edhe Kostadin Bogdanov, kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe “reformatori” Peter Bogojevski.