Arsenal ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Premier, duke e ngritur në shtatë numrin e triumfeve rresht.
Gunners para shikuesve të vetë triumfuan kundër Leicester Cityt me rezultat 3-1.
Pjesë e ndeshjes ishin edhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi si dhe mesfushori turk, Mesut Ozil, i cili ishte edhe realizator i golit të barazimit.
Pas takimit, Mustafi ka lavdëruar shokun e skuadrës, Ozilin duke thënë se nuk po e befason loja e mirë e tij pasi që dihen kualitetet e mesfushorit.
“Nuk duhet t’ju them se është një lojtar i mirë. Këtë e ka dëshmuar gjatë viteve të fundit dhe kur i jepet mundësia për të luajtur në pozitën e preferuar pas sulmuesit, ai është i aftë të bëjë diçka mrekulli. Ai tregoi se mund të na ndihmojë të shënojmë gola dhe të na bëjë të dukemi shumë të rrezikshëm përpara kundërshtarëve”, tha mbrojtësi.
Gjatë 90 minutave të plota u paraqit edhe shqiptari tjetër Granit Xhaka, i cili pas zëvendësimit të Ozilit mori edhe shiritin e kapitenit.
Ndryshe, Arsenali zë pozitën e katërt të renditjes tabelore me 21 pikë, dy më pak se liderët Liverpool dhe Manchester City.