4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kompania nga Prizreni hap konkurs për 2000 vende pune në Gjermani

Më të lexuarat

Niveli i madh i papunësisë në Kosovës dhe numri i të rinjve të gatshëm për tregun e punës, ka bërë që ata të shikojnë çdo mundësi që u ofrohet për punësim jashtë vendit. E synim i shumë të rinjve nga Kosova është punësimi në Gjermani i cili u siguron të ardhura të kënaqshme atyre.

Nga data 31.10.2018 hapet konkursi për punësim të sigurt në Gjermani për banorët nga Kosova.

Kompania gjermane “O.B.M Aviation” ofron mbi 2.000 vende pune për aplikuesit nga Kosova, e të cilët duhet t’i plotësojnë disa kushte.
Njoftimi saktëson se të interesuarit mund të aplikojnë përmes zyrës ndërmjetësuese “B.S.B Aviation” në Prizren.

“Stafi ynë së bashku me pronarin e kompanisë “O.B.M Aviation“ do të realizoj një takim me personat që janë të interesuar për PUNËSIM në Gjermani me datën 31.10.2018 në ora 11:00 – 15:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren”, thuhet në njoftimin të publikuar në Facebook.

E, Igballe Dakaj, e ka konfirmuar se e ka bërë rezervimin e sallës në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ku do të përzgjidhen kandidatët për të punuar në aeroportin e Hamburgut.

“Përshëndetje, po un e kam rezervuar për pronarin e kompanisë”, ka konfirmuar Dakaj.

Ata të cilët do ta kenë fatin për tu pranuar do të punojnë në Aeroportin e Hamburgut në Gjermani.

“Regjistrimi për aplikim është falas si dhe aplikuesit/pranuesit do të punojnë në Hamburg të Gjermanisë në Aeroport”, tha Igballe Dakaj

Ndërkaq, se salla e Shtëpisë së Kulturës, është e rezervuar për 31 tetor nga kjo kompani e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, Fetah Paçarizi. “Po pikërisht është ajo datë për ketë gjë”, e ka konfirmuar Paçarizi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=330745961022848&id=330265584404219

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit