14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Çfarë ndodhi dje në kuvendin e Maqedonisë, si u siguruan 80 vota

Më të lexuarat

Deputetët mbrëmë në orët e vona votuan nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Mirëpo, kjo nuk erdhi aq lehtë, raporton SHENJA.
Fillimisht, Fiks në ora 12:00 dyert e Kuvendit u hapën, gazetarët zunë ulëset e tyre, por deputetët nuk hynë në sallën plenare. Kjo situatë zgjati për orë të tëra derisa nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi i cili po ashtu nuk kishte hyrë në sallë, erdhi njoftimi se seanca shtyhet për në ora 15:00. Por edhe në këtë moment, dyert e sallës kryesore të Kuvendit u hapën vetëm për gazetarët, ndërsa deputetët përsëri nuk dukeshin në sallë. Kohë pas kohe ulëset e tyre i zinin vetëm disa deputet, por edhe ata pas një qëndrimi të shkurtër lëshonin sallën.
Jozyrtarisht qarkullonin njoftime se gjithçka zihej nëpër zyrat e grupeve parlamentare ku deputet të pushtetit dhe opozitës zhvillonin negociata intenzive për të mbështetur ndryshimet kushtetuese. Nga hollet e Kuvendit kohë pas kohe vinin njoftime se mungojnë vetëm një ose dy deputet.

Përsëri seanca u shty për në ora 21:00 dhe dyert e Kuvendit u mbyllën. Deputetët dhe gazetarët kësaj rradhe lëshuan edhe objektin dhe iu drejtuan lokacioneve të ndryshme jashtë institucionit më të lartë ligjvënës në vend për t’u kthyer në kohën e caktuar për vazhdimin e seancës.
Në ora 21:00 deputetët u kthyen në Kuvend, por jo të gjithë hynë në sallën plenare. Për gati një orë, as deputetët e shumicës nuk dukeshin, ndërsa pas orës 22:00 ata zunë vendet e tyre për të pritur deputetët e opozitës maqedonase.
Nga ana tjetër disa çaste para votimit, gazetarëve ju shpërnda një njoftim që nuk mbante nënshkrime, por thuhej se ishte nga një grup deputetësh nga opozita të cilët do të votojnë nevojën për ndryshime kushtetuese, por kushtëzonin votën e tyre në fazat e ardhshme. Ata kishin vendosur katër kushte ku kërkonin të pranohet një amendament në Kushtetutë me të cilin do të garantohet identiteti maqedonas, një dispozitë që do të sigurojë se nëse Greqia nuk ratifikon marrëveshjen dhe bllokon përsëri integrimet e Maqedonisë, të shfuqizohen të gjitha ndryshimet e tjera kushtetuese, ndryshim në disa faza të emrit për përdorim të brendshëm, duke ndjekur procesin integrues dhe pranimin e iniciativës së kryeministrit Zaev për falje dhe pajtim nacional. Me këtë të fundit grupi i deputetëve kërkon formimin e një komisioni parlamentar që do të përpilojnë dhe propozojnë plan për pajtim kombëtar në afat prej 30 ditëve.
Vetëm disa minuta pas shpërndarjes së këtij njoftimi, kryeparlamentari Talat Xhaferi hyri në sallë dhe bashkë me të edhe deputetët e tjerë të VMRO-DPMNE-së. Kordinatori i këtyre të fundit, menjëherë pas hapjes së seancës kërkoi që votimi të jetë individual duke lexuar emrat e deputetëve. Xhaferi vendosi që fillimisht të zbatohet votimi elektronik ku 80 deputetë i dhanë dritë jeshile nevojës për ndryshime kushtetuese. Me insistimin e kordinatorit të VMRO-DPMNE-së, Xhaferi urdhëroi mbylljen e dyrve të Kuvendit dhe sekretarja e Kuvendit filloi votimin individual të deputetëve:
Menjëherë pas përfundimit të votimit kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi propozimin për ndryshime kushtetuese e përcolli në procedurë të mëtutjeshme, ndërsa seancën e mbrëmshme e shpalli të mbyllur. Deputetët e opozitës lëshuan të parët sallën, ndërsa ata të shumicës uruan njëri tjetrin dhe kryeministrin Zoran Zaev./SHENJA

https://www.youtube.com/watch?v=Ku8H6qGHbbo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit