9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdoğan: Nuk mund t’i shërbehet popullit duke u bërë mashë e tradhtarëve

Më të lexuarat

“Këtij populli nuk mund t’i shërbehet duke u bërë mashë e atyre që kryejnë punë tradhtare në rajonin tonë. Organizatat terroriste janë të njëjta pavarësisht emrit apo ato çfarë ata premtojnë”, ka theksuar Erdoğan

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se popullit nuk mund t’i shërbehet duke u bërë mashë e atyre që kryejnë punë tradhtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim në ceremoninë e mbylljes së festivalit rinor me rastin e hapjes së stadiumit në qytetin Diyarbakır të Turqisë, Erdoğan tha se Turqia po bën përpjekje që të ndërtojë të ardhmen e saj.

“Këtij populli nuk mund t’i shërbehet duke u bërë mashë e atyre që kryejnë punë tradhtare në rajonin tonë. Anëtarët e FETO-s që i kanë shitur egon e tyre sharlatanit në Amerikë për 1 dollarë dhe anëtarët e DEASH-it që masakrojnë muslimanët në emër të Islamit nuk kanë asnjë dallim nga terroristët separatistë që qëllojnë me plumba popullin dhe vendin e tyre. Organizatat terroriste janë të njëjta pavarësisht emrit apo ato çka ata premtojnë”, ka theksuar presidenti i Turqisë.

“Turqia sot po bën përpjekje që të ndërtojë mbrojtjen dhe të ardhmen e saj. Dhe që në të dy çështjet kemi arritur përparime të rëndësishme. Ne përpiqemi që ashtu si gjithë qytetet e tjera ta zhvillojmë, ta ndërtojmë, të sigurojmë paqe dhe mirëqenie për qytetin Diyarbakır”, tha Erdoğan.

Pasi ka theksuar se “Kushdo që diskriminon në bazë të përkatësisë etnike në vendin tonë, do të duhet të përballet me ne së pari”, presidenti Erdoğan tha më tej se “Ne kemi parë shumë shembuj në historinë e kohëve të fundit se ata që kërkojnë një identitet tjetër, një shtet tjetër, janë të destinuar të humbasin shtëpitë, atdheun, familjen gjithashtu edhe dinjitetin e tyre”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit