-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Prapambetja teknologjike: dështimi më i madh i Europës së industrializuar

Më të lexuarat

Historia e Europës shpjegon pse kontinenti nuk do të prodhojë kurrë një “Google”

Në mbrëmjet plot diell të Brukselit, eurokratët e rinj frekuentojnë bar tarracat e Place du Luxembourg, jashtë Parlamentit Europian. Udhëheqësve të ardhshëm të kontinentit zor se i vjen në vëmendje statuja e bronztë e John Cockerill, në qendër. Anglezi i përkujtuar në zemër të BE erdhi në Belgjikë nga Mançesteri. Statuja u importua në vitin 1802 me teknologjitë më të fundit. Ai themeloi një fabrikë makinerish në një chateau (vilë) pranë Liège. Më vonë kjo u shndërrua në një perandori industriale dhe ndihmoi Belgjikën të kalonte në vend të dytë për sofistikim industrial. Në vend të parë ishte Britania e Madhe.

A jeton Europa me trashëgiminë e Cockerill?

Europa ka kompani të klasit botëror në fusha si bioteknologjia, makina luksoze dhe energjia bërthamore. Sektorët e prodhimit inkorporojnë softuere të sofistikuara. Një makinë BMW këto ditë mund të konsiderohet një kompjuter me rrota po aq sa edhe makinë. Londra, një qendër globale e teknologjisë, është shtëpia e DeepMind, një lider në inteligjencën artificiale (AI). Stokholmi është shtëpia e Spotify, një shërbim dominues i shpërndarjes së muzikës. Në Kembrixh, një kompani prodhon çipe për pothuajse të gjithë smartphone-t e botës.

Megjithatë, Evropa nuk ka firma të mëdha në fusha si media sociale, e-commerce dhe cloud computing, të krahasueshme në shkallë me Google dhe Microsoft të Amerikës, apo Alibaba dhe Baidu të Kinës. Nga 15 firmat më të mëdha dixhitale në botë, të gjitha janë amerikane ose kineze. Nga 200 kompani kryesuese në botë, 8 janë europiane.  Firma të tilla janë të rëndësishme. Ato operojnë platforma kryesuese online dhe po shkruajnë rregullat e reja të ekonomisë, njësoj si Cockerill bëri në ditët e tij.

Marija Gabriel, komisionerja e ekonomisë digjitale të BE-së, shqetësohet që Silicon Valley dhe Kina tani marrin vendimet e mëdha në lidhje me internetin. Kjo ndikon në politikën e brendshme evropiane. Mariya Gabriel ka të drejtë. Edhe BMW, për shembull, shumë nga kërkimet i bën në Kaliforni dhe Shangai. Në Bruksel zyrtarët flasin për një “moment Sputnik”, një realizim i papritur i disavantazhit teknologjik. Moment i ngjashëm me Amerikën, kur Bashkimi Sovjetik e vuri satelitin e parë në hapësirë në vitin 1957. Kur u pyetën nëse Europa do të ketë ndonjëherë Google-in e vet, njëri ia plasi të qeshurës.

Historia e Europës shpjegon prapambetjen

Në shekullin e 18-të, mungesa e standardizimit e bëri atë djepin e revolucionit industrial. Rregullat dhe tregjet ndryshonin. Sipërmarrësit që nuk gjetën mbështetje apo fat në një vend, si Cockerilli, mund ta gjenin në një tjetër. E gjithë kjo krijoi konkurrencë dhe shumëllojshmëri. Sot, megjithatë, Europa është në disavantazh.

Teknologjitë e reja kërkojnë sipërfaqe të mëdha të të dhënave, të punës dhe kapitalit të kualifikuar. Përkundër tregut të vetëm të BE-së, në Evropë këto shpesh mbeten në pellgje kombëtare. Ndasia gjuhësore e pengon këtë. Investimet kapitale afatgjata spekulative që i bëjnë firmat si Uber të mundshme janë shumë rrallë të disponueshme në tregjet kombëtare evropiane. Vërtetë, ka progres. Universitetet evropiane po punojnë më ngushtë së bashku, dhe në vitin 2015 BE-ja miratoi një strategji të re digjitale që ka thjeshtuar rregullat tatimore, ka hequr tarifat e roaming-ut dhe barrierat ndaj shitjeve online. Por gjysma e këtij projekti, ka mbetur ende në fazën e propozimit.

Në shekullin e 19-të Evropa ishte kontinenti i parë i industrializuar, dhe institucionet e bazuara në atë përvojë kanë rrënjë më të thella se në vende të tjera. Shumica e vendeve evropiane vazhdojnë të drejtohen nga krishterë marmorealë ose socialdemokratë, të zbritur nga lufta midis borgjezisë dhe punëtorëve. Dëshira e tyre për të menduar dhe vepruar guximshëm është e kufizuar. Investitorët europianë kanë pritshmëri të kërkojnë asete fizike nëse firma dështon. Hulumtimi është shumë shpesh në rritje, jo radikale.

Barra e industrializimit të hershëm është gjithashtu një ngjarje gjeografike

Vendet tradicionale industriale të Evropës janë duke u përpjekur të përshtaten me epokën e re dixhitale, por ato dikur në periferi – Bavaria dhe Sëabia në Gjermani dhe qytete si Helsinki, Talini, Kembrixh dhe Montpellier – po udhëheqin rrugën, pa pranga institucionale të fabrikës së vjetër qytete si Liège.

Shekulli i 20-të gjithashtu e kufizon konkurrencën teknologjike të Evropës sot. Përvoja kolektive e survejimit nazist dhe sovjetik dhe e diktaturës i bën shumë evropianë të mbrojtur nga të dhënat e tyre (për shembull, gjermanët hezitojnë të përdorin pagesat elektronike). Për më tepër, që nga viti 1945 kontinenti ka qenë kryesisht në paqe dhe i mbrojtur nga të huajt. Pra, nuk ka institucione të krahasueshme me DARPA, institucionin amerikan të kërkimit ushtarak, ku lindën teknologji si mikroçipet, GPS dhe interneti. As nuk ka asgjë të krahasueshme me investimet ushtarake të Kinës në teknologji sot.

Në hijen e Cockerill

Forcat ekuivalente historike në shekullin 21 mund të provojnë të jenë qëndrime të ndryshme ndaj migracionit. Përparësia teknologjike e Amerikës është e ndërtuar mbi aftësinë e saj për të tërhequr njerëz të talentuar dhe të suksesshëm, një nga arsyet që bizneset i rezistojnë planeve republikane për të kufizuar imigracionin e ligjshëm. Nga 98 firmat e teknologjisë së lartë në Fortune 500, 45 (duke përfshirë Apple dhe Google) janë themeluar nga emigrantët ose fëmijët e tyre. Europa nuk bën asnjë nga këto, dhe e trajton migracionin si kërcënim.

Nëse dëshiron, Evropa mund të përmirësohet. Qeveritë e saj dhe BE-ja mund të krijojnë një treg të mirëfilltë dixhital, të bëjnë më shumë për të promovuar inovacionin ndërmarrës dhe institucional dhe për të bërë më së shumti pikat e forta në, për shembull, biomedicina dhe transporti. Do të ndihmonte edhe integrimi më i mirë i tregjeve të kapitalit. Europa mund të shfrytëzojë pasigurinë në rritje në lidhje me garancitë e sigurisë transatlantike të Amerikës për të investuar para të gatshme serioze në ekuivalentët e saj DARPA. Evropianët madje mund të vijnë për të parë imigracionin si një mundësi. Por e gjithë kjo ndoshta kërkon një vetëdije më të madhe të vetë historisë, të të kaluarave teknologjike divergjente dhe të ardhmes të mundshme që fluturojnë mbi kontinentin si bronzi John Cockerill mbi Place du Luxembourg./Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit