Khabib Nurmagomedov me sa duket nuk është mjaftuar vetëm me fitoren ndaj Conor McGregor.
Rusi i ka bërë një thirrje publike boksierit amerikan Floyd Maywether për të zhvilluar një duel.
Përmes një videoje në Instagram, Khabib shprehet:
Në xhungël ka vend vetëm për një mbret. Eja Floyd, le të duelojmë së bashku. Ti je 50-0, unë 27-0. Jemi dy sportistë që nuk kanë humbur asnjëherë. Le të përballemi, mos refuzo.”
Më tej, rusi vazhdoi duke bërë presion për boksierin amerikan.
Khabib tha:
Natyrisht që ai mbret i vetëm në xhungël do të jem unë. Ti nuk arrite ta hedhësh dot në tapet Conor, ndërsa unë e shkatërrova shumë lehtësisht. Eja të duelojmë.”
Pra, duket se po projektohet një tjetër përballje e madhe mes një boksieri dhe një sportisti të UFC-së, ashtu sikurse ndodhi një vit më parë mes Mayweather dhe McGregor.
Por këtë herë kampioni i pamposhtur i ringut do të përballet me rusin e pamposhtur të kafazit, Nurmagomedov, në një sfidë që pritet të vendosë të tjera rekorde shikueshmërie e natyrisht të ardhurash.