2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Al-Ghanim: Turqia s’është republika e bananes, planet kundër ekonomisë së saj do të dështojnë

Më të lexuarat

Gazetat kuvajtiane kanë botuar në faqet e tyre kryesore deklaratën e kryeparlamentarit Al-Ghanim, se “do të dështojnë planet që kanë në shënjestër ekonominë turke”…

 

 

“Turqia nuk është republika e bananes”, një shprehje kjo e thënë nga Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq al-Ghanim, gjatë Takimit 3. të Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Euroaziatike (MSEAP) në Antalia, ka shkaktuar jehonë të madhe në këtë shtet të Gjirit Persik.

Gazetat kuvajtiane kanë botuar në faqet e tyre kryesore deklaratën e kryeparlamentarit Al-Ghanim, se “do të dështojnë planet që kanë në shënjestër ekonominë turke”.

E përditshmja “Al-Rai”, një ndër më prestigjioze në Kuvajt, e ka përcjellë këtë lajm nëpërmjet titullit “Ghanimi: Turqia s’është republika e bananes dhe do ta kalojë krizën”.

Ditorja “Al-Seyassah” ka përdorur titullin “Ghanimi: Ata që i kanë shpallur luftë ekonomike Turqisë, nuk do të kenë sukses”.

“Annahar”, një tjetër gazetë kuvajtiane me tirazh të lartë, për të njëjtin lajm ka zgjedhur titullin “Ghanimi: Turqia nuk është republika e bananes. Ata që duan luftë ekonomike, do të dështojnë”.

Takimi 3. i Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve Euroaziatike u mbajt të martën në Antalia, nën mikpritjen e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Yildirim.

Në këtë takim, kryeparlamentari kuvajtian, Marzouq al-Ghanim, ishte shprehur me këto fjalë: “Ka njerëz që flasin hapur për të shënjuar Turqinë dhe që kërkojnë t’i imponojnë Turqisë kushte të caktuara. Atyre që shpallin luftë ekonomike kundër Turqisë si të ishte sihariq dhe që aspirojnë kolapsin financiar të saj, u themi se nuk do t’ia arrini qëllimit. Turqia s’është republika e bananes.”

Al-Ghanimi gjithashtu ishte shprehur i bindur se qeveria dhe populli i Turqisë kanë çdo mjet të nevojshëm për të kapërcyer të gjitha problemet ekonomike me të cilat po ballafaqohen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit