4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Shkupit i shtohet edhe një hafiz i Kuranit

Më të lexuarat

Në prani të një numri të madh hoxhallarësh dhe mysafirësh, këto ditë, para komisionit të Muftinisë së Shkupit, në përbërje prej: hfz. Shafi Osmani, (kryetar, profesor në Medresen Isa Beu), hfz. Sadudin Sulejmani(mualim) dhe hfz. Sheval Azizi,(profesor në Medresen Isa Beu) pas testimit që zgjati plotë tre ditë, e kaloi shkëlqyeshëm provimin përfundimtar të hifzit, hafiz Amir Remzi Isaku. Për të bekuar këtë manifestim prezent ishin edhe strukturat me të larta të Bashkësis Fetare Islame në Shkup më në krye me Reis el Ulemanë, H.Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Shkupit Ibrahim ef.Shabani, drejtor i Medreses Isa Beu, prof. Ibrahim Idrizi, si dhe mysafirë nga Republika e Kososvës si, drejtori i Medreses Alaudin, prof. Bahri Simnica me stafin e vet profesional. Në nderim të kësaj ceremonie dhe në mbështetje të kësaj tradite, ishte mysafir special nga turqia hfz Ahmet Sarikaya. Çertifikatën e diplomës së Hifzit hafizit të ri ia ndau muftiu i Shkupit Ibrahim ef Shabani, i cili veç tjerash theksoi se, “kjo është një formë prej formave me të cilën Allahu e ruan Kur’anin famëlartë. Çdo ditë e më shumë po shtohen hafizët dhe kjo është një bereqet nga ana e Zotit”. Ndërkaq, në fjalën e rastin, Kryetari i Bashkësis Fetare Islame në Maqedoni, H. Sulejman ef. Rexhepi, pasi që e përgëzoi hafizin e ri foli edhe mbi peshën e të qenurit hafëz si dhe mbi rolin e shenjtë të tij në jetën e përditshme. “Kur’ani është libër i cili u konkuron të gjithë librave në botë ndërsa asnjë prej librave në bot nuk ka mundësi t’i konkurojë Kur’anit. Islami ju konkuron të gjithë ideologjive në botë por asnjë ideologji nuk është dëshmuar se i ka konkuruar Islamit. E vetmja fe e pranuar tek Zoti është Islami por ai i cili kërkon fe tjetër përveç Islamit do i refuzohet dhe në ditën e gjykimit do të jetë i humbur. Të mbashë në mend tërë Kur’anin do të thotë të jeshë mbrojtës i Kur’anit, ushtar i Kur’anit. Jo rastësisht Muhammedi a.s. ka thënë:“Kategoria më e ndershme e umetit tim janë ato të cilët e bartin Kur’anin në trurin e tyre”.Gjithashtu, një falenderim dhe merita më e madhe i shkon edhe mësuesit të këtij hafizi, për të cilin Muhammedi a.s. ka thënë:“më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’ani dhe ua mëson të tjerëve”.Nuk ekziston forc e dukshme dhe e padukshme që mund të zhduk kuranin i cili do të jetoj derisa të jetoj kjo jetë. Një merit e posaçme i takon edhe frymëzuesit të këtij hafizi dhe kam bindjen se frymëzuesi i parë është prindi i tij teologu Remzi Isaku”, ka thënë Sulejman ef. Rexhepi i cili në vazhdim të fjalës së tij të rastit foli edhe për vështirësist nëpër të cilat ka kaluar Islami në të kaluarën, sidomos në sistemet komunist. Në fund, ReisulUlema ia dhuroi hafizit të ri një Kur’an me dedikim. Duanë e hifzit e bëri kyeimami i muftinis së Shkupit, Sabahudin ef. Ameti./shkupi24/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit