-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ky është Dillon Danisi, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni

Më të lexuarat

Khabib Nurmagomedov arriti të mbrojë titullin e peshave të lehtë në UFC ndaj Conor McGregor, por përballja mes tyre vazhdon të komentohet për shkak të përleshjes masive që ndodhi pas fitores së dagestanezit musliman

Pasi irlandezi u dorëzua, Nurmagomedov kaloi rrethojat e oktagonit dhe filloi përleshjen me Dillon Danis, që në fund prodhoi një përleshje të madhe mes dy grupeve.

Por, kush është Danis dhe çfarë bëri ai që Khabib të nervozohet aq shumë?

Dillon Danis është një sportist amerikan i UFC-së i lindur në New Jersey. 25-vjeçari është pjesë e skuadrës së McGregorit dhe stërvitet me irlandezin nga viti 2016.

Ai ka ndihmuar Conorin të bëhet gati për ndeshjen kundër Nate Diaz dhe është specialist në jiu-jitsu (artë marcial që fokusohet në luftën e afërt në tokë).

Pse Dillon u sulmua nga Khabib?

Ende nuk dihet saktësisht, por eksperti dhe kometatori i UFC-së, Joe Rogan, i cili ishte afër oktagonit i ka hedhur pak dritë gjithë kësaj situate: “Kjo është diçka jashtëzakonisht e keqe për këtë sport. Nuk mund të dëgjonim se çfarë Dillon thoshte, por absolutisht ishte duke e fyer Khabibin. Ja pse ai e kaloi mburojën dhe e sulmoi atë. Nuk mund ta besoja se ishte duke ndodhur”.

Nuk duhet harruar se edhe Conori para përballjes ka fyer disa herë Khabibin, kështu që dagestanezi tashmë ishte i nervozuar dhe fyerjet e Dilloni ishin tëru mjaftueshme që t’i japin fund durimit të tij ndaj skuadrës së McGregorit.

https://www.youtube.com/watch?v=VyqYMzvj5yA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit