-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Cameron kritikon Papën: E drejta për të fyerje, pjesë e shoqërisë së lirë

Më të lexuarat

Kryeministri britanik, David Cameron ka deklaruar se Papa Françesku gabon në qëndrimin e tij se njerëzit që përqeshin islamin dhe religjionet tjera mund “të presin goditje”, duke theksuar se në shoqëritë e lira askush nuk ka të drejtë në hakmarrje ndaj individëve për shkak të fyerjes së fesë. Papa Françesku ka deklaruar javën e kaluar se provokatorët sikur rasti i karikaturistëve të revistës satirike “Charlie Hebdo” mund të presin goditje të ngjashme. Këto komente të Papës janë parë si shumë të afërta me arsyetimin e sulmeve terroriste në Francë, shkruan “Independent”, transmeton Indeksonline. Kryeministri britanik në një intervistë për rrjetin amerikan CBS, ka thënë se e drejta për fyerje është pjesë e shoqërisë së lirë. “Mendoj se në shoqëritë e lira ekziston e drejta që dikush ta lëndojë dikë për shkak të religjionit. Unë jam i krishterë: nëse dikush thotë diçka fyese për Jezu Krishtin, mund ta marrë këtë si fyerje, por në shoqëritë e lira nuk kemi të drejtë që të hakmerremi”, ka thënë Cameron. “Duhet ta pranojmë se gazetat, revistat, mund të publikojnë gjëra që për dikë janë fyese, e gjitha kjo derisa është në kuadër të ligjit. Kjo është ajo që duhet mbrojtur”, ka shtuar Cameron. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit