-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Arabia Saudite nuk do ta paguaj Washingtonin për siguri

Më të lexuarat

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump kishte thënë se “Mbreti saudit nuk do të mbetej as dy javë në pushtet pa mbështetjen ushtarake të SHBA-ve”.

 

Princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman, tha se vendi i tij nuk do të paguajë Washingtonin për sigurinë e vendit, duke thënë se mbretëria e tij është krijuar 30 vite përpara SHBA-së.

Gjatë reportazhit të dhënë për kanalin televiziv “Bloomberg”, Princi trashëgimtar preku edhe në deklaratat e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump të bërë në lidhje me Arabinë Saudite, ku ai thotë se “Mbreti saudit nuk do të mbetej as dy javë në pushtet pa mbështetjen ushtarake të SHBA-ve”.

“Arabia Saudite është themeluar përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1744, besoj se më shumë se 30 vjet përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Princi Muhammed ndërsa shtoi se deklaratat e fundit të Presidentit Trump nuk janë shumë të sakta.

“Arabia Saudite nuk do të paguaj asgjë për sigurinë e saj. Ne kemi paguar të gjitha armët që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto armë nuk kanë ardhur falas”, tha Princi.

Duke vënë në dukje se vendi i tij në këtë çështje shikon në formë që “Çdo mik mund të thotë gjëra të mira apo të këqija”, Princi Muhammed bin Selman tha: “Mua më pëlqen të punojë me Presidentin e ShBA-së. Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira 99 për qind, në rend të ditës erdhi një çështje e keqe 1 për qind”.

Për konfliktin katërvjeçar në Jemen, bin Salman shfaqi shpresën për të arritur një zgjidhje për krizën në vendin fqinj arab. “Shpresojmë se do të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne nuk na duhet kjo në kufirin tonë, “tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit