-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kalojnë tetë muaj e Kosova nuk ka asnjë njohje të re!

Më të lexuarat

Shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të këtij viti është Barbadosi. Qe tetë muaj nuk është siguruar asnjë njohje e re për vendin. Në bllokimin e njohjeve të reja vlerësohet se ka ndikuar ideja e fundit e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufirit” me Serbinë, lobim agresiv, si dhe pasivizimi i diplomacisë kosovare

Republikën e Kosovës qe tetë muaj nuk e ka njohur asnjë shtet i ri pas njohjes nga Barbadosi që kishte ardhur dy ditë para festës së Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, përkatësisht më 15 shkurt të këtij viti.

Në bllokimin e njohjeve të reja të pavarësisë së Republikës së Kosovës vlerësohet se ka ndikuar ideja e fundit e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufirit” me Serbinë, lobim agresiv, si dhe pasivizimi i diplomacisë kosovare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit