-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Habit Pacolli: Putin e njoh personalisht; është burrë i mirë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili gjendet në SHBA me rastin e punimeve të Asamblesë së OKB, ka dhënë një intervistë për portalin ‘Undispatch’ në Nju-Jork.

Behxhet Pacolli ka deklaruar për median amerikane, se ka njohje me presidentin rus. Sipas tij Vladimir Putin është burrë i mirë, por nuk e njeh mirë situatën në Kosovë.

‘Putin e njoh personalisht. Kam punuar për shumë kohë në Rusi dhe kam shumë respekt për popullin rus, dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë dhe do ta kuptojë në mënyrë të duhur problemin tonë me Serbinë.

Duhet të kemi mundësinë t’i shpjegojmë situatën Vladimir Putin, sepse ka shumë keqkuptime, lajme të rreme dhe ngatërresa dhe unë besoj se kur të kemi shansin për t’i shpjeguar saktë situatën e vërtetë në Kosovë ai do të ndryshojë mendim.

Sepse ne nuk po largohemi nga atje, ne po qëndrojmë si shtet dhe po bashkëpunojmë me Serbinë gjithashtu. Është dhe interesi i Serbisë të ketë paqe dhe të vendosë marrëdhënie me Kosovën’, tha Pacolli për ‘Undispatch’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit