-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Brenda 5 viteve në burg, Morsit i janë mundësuar vetëm 4 vizita

Më të lexuarat

Autoritetet egjiptiane i kanë lejuar vetëm katër vizita brenda pesë viteve në burg Mohamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit i cili në vitin 2013 u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak.

Abdulmunim Abdulkmaksud, kreu i trupit mbrojtës të Morsit, tha për AA se autoritetet e Egjiptit i kanë lejuar atij dy vizita gjatë dy javëve të fundit.

Vizita e parë është zhvilluar burgun Tura në kryeqytetin Kajro nga familja e tij dy javë më parë, njoftoi Abdulmaksud, duke shtuar se në këtë takim kanë marrë pjesë bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Në vizitë ka marrë pjesë edhe Ahmed Morsi, i cili pa babain e tij për herë të parë pas pesë viteve që nga viti 2013.

Ahmed Morsi theksoi se morali dhe gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë, duke shtuar se ai nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe pikëpamjet.

Ai bëri thirrje të tregohet kujdes për gjendjen shëndetësore të babait të tij.

Ndërkaq, autoritetet kanë dhënë leje edhe për një vizitë të dytë nga ana e trupit mbrojtës, tha Abdulmaksud, duke mos dhënë detaje për datën kur do të zhvillohet takimi.

Morsi u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak të kryer nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit