2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Radikalizimi i hapësirës kibernetike është rreziku më i madh”

Më të lexuarat

Spasovski: Me rëndësi është zhvillimi i programeve jo vetëm për këto masa progresive, por edhe të krijojmë mundësi për lidhje me komunitetin, të zhvillojmë programe parandaluese për de-radikalizimin e atyre që janë radikalizuar

 

 Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, në adresimin e tij në seminarin rajonal mbi “Parandalimin/luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, ka theksuar se ky seminar do të ndihmojë në luftën për zbulimin e hershëm të radikalizmit dhe ekstremizmit, si dhe në parandalimin në kohë të duhur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Spasovski tha se edhe ky seminar me anë të të cilit në Maqedoni diskutohet rreth një nga sfidat dhe rreziqet më të mëdha globale, është një luftë kundër terrorizmit.

“Lufta kundër terrorizmit është një nga të këqijat më të mëdha dhe më globale. Me rëndësi është zhvillimi i programeve jo vetëm për këto masa progresive, por edhe të krijojmë mundësi për lidhje me komunitetin, të zhvillojmë programe parandaluese për de-radikalizimin e atyre që janë radikalizuar”, tha Spasovski.

Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç, theksoi se seminari është një nga takimet praktike që këshilli që drejton ai të mundësojë koordinimin midis institucioneve të ndryshme në nivel kombëtar dhe rajonal.

“Ky problem është i tillë sa që me rëndësi të madhe është të punohet me komunitet lokale, për të rritur nivelin e elasticitetit të komunitetit lokal ku është fjala për radikalizmin. Kjo që sot diskutojmë mendohet për ekspertët dhe ne duam që ata nesër të jenë në gjendje të angazhohen në komunitetin e tyre, në vendin e tyre, pastaj të dinë kush janë partnerët e tyre nga ana e tjetër e kufirit në rajon”, tha Svilanoviç.

Ai po ashtu bëri të ditur se nesër në Tiranë do të organizohet takimi i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë së rajonit, ku do të njoftohen elementet e planit të veprimit se si të bashkëpunojnë me BE-në.

“Është vërejtur se radikalizmi i hapësirës kibernetike në thelb është rreziku më i madh në këtë moment. Të gjithë të angazhohet që materiali që radikalizohet të fshihet nga ‘cyberspace’ dhe të pamundësohet rivendosja e tyre në internet”, tha Svilanoviç.

Organizatorët e seminarit me titull “Trajno trajnerët” që po mbahet në Shkup janë Këshilli rajonal për bashkëpunim dhe Komiteti kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit