-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shkelje ligjore në tenderin milionësh të Pal Lekajt

Më të lexuarat

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur shkelje ligjore në tenderin e iniciuar nga Ministria e Infrastrukturës për “Mirëmbajtja rutinore dhe dimërore e Autoudhës A6 – Arbër Xhaferi, Segmenti – Konjuh – Doganaj L – 32.82 km”. Këtë tender, OSHP-ja ka vendosur ta kthejë në rivlerësim.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 2 milionë e 441 mijë euro. Ndërkohë, në njoftimin për kontratë, Ministria e Infrastrukturës e ka publikuar vetëm një çmim për njësi të kompanisë “Arbotec” SH.P.K prej 94.94 euro, e cila ishte rekomanduar për kontratë.

Ky vendim është marrë pas ankesave të operatorëve “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com”, të cilat janë miratuar pjesërisht të bazuara.

Ankesat e operatorëve “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com” si palë të pakënaqura në ankesa të tyre kanë pretenduar se Ministria e Infrastrukturës ka vepruar në kundërshtim të disa neneve të Ligjit për Prokurimin Publik.

“Autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me 1, 7, 10, 13, 51, 56, 59, 60, 63, 66, 67, 69, të Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në ankesën e “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k.

Kurse, në ankesën e operatorit tjetër ekonomik thuhet se AK ka vepruar në kundërshtim me nenet 10, 38, 59, 61, 108/A të Ligjit për Prokurimin Publik.

Gjatë mbajtjes së seancës së OSHP-s, operatori ankues “Damastion Project”, sh.p.k & “Via Egnatia” sh.p.k. nuk ishte pajtuar me raportin e ekspertit shqyrtues duke thënë se nuk janë marrë për bazë gjitha pikat ankimore të tyre.

Kurse, dhe “NTSH Zahiri” & “Beni Com”, qëndruan pranë raportit të ekspertizës duke cilësuar se pikat e tyre janë cekur të gjitha nga eksperti.

OSHP-ja, kishte konstatuar se është i qëndrueshëm pretendimi ankimor i “NTSH Zahiri” & “Beni Com”.

“AK-ja ka bërë shkelje të nenit 10 paragrafi 3 i LPP-së, sepse OE ankues me datë 13.08.2018 i ka dërguar e-mail autoritetit kontraktues për qasje në dokumentacionin e tenderit, mirëpo autoriteti kontraktues nuk i ka kthyer asnjë përgjigje operatorit ekonomik”, thuhet në vendim.

Paneli shqyrtues kishte ardhur në përfundim se ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve nuk është bërë konform nenit 59 të LPP-së dhe njëkohësisht nuk është respektuar neni 60 i LPP-së kriteri kryesor për dhënie të kontratës e që ka qenë tenderi i papërgjegjshëm me çmim më të ulët.

“Prandaj obligohet autoriteti kontraktues që gjatë rivlerësimit të ofertave dhe në të ardhmen ti përmbahet në detaje të gjitha dispozitave të LPP-së dhe kërkesave të dosjes së tenderit dhe të njoftimit për kontratë dhe njëkohësisht të respektoj nenin 10 të LPP-së”, thuhet në vendim.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 10 operator ekonomik, ku njoftimi për kontratë është bërë 28 maj 2017. Ndërsa, njoftimi për dhënie të kontratës nga AK është bërë me 13 gusht të këtij viti. Pas këtij njoftimi kanë ardhur edhe ankesat e operatorëve./kallxo.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit