1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lupusi i shpeshtë në shtatzënësi

Më të lexuarat

Gratë që vuajnë nga sëmundja imunitare e quajtur lupus i nënshtrohen një rreziku të madh nëse vendosin që të lindin fëmijë. Ato mund të kenë shumë komplikime gjatë shtatzënësisë, si rezultat i të cilave mund edhe të vdesin, thonë shkencëtarët amerikanë.

Lupusi është një sëmundje kronike me simptoma, si: ethe, puçrra dhe humbje peshe.

Gratë që janë të sëmura nga kjo sëmundje kanë më shumë gjasa që të vuajnë edhe nga anemia dhe kanë probleme të shpeshta me koagulimin e gjakut.

Ekspertët këshillojnë që nëse gratë më lupus mbesin shtatzënë, ato kurrë nuk duhet të jenë të vetme për shkak të komplikimeve të mundshme që mund të paraqiten në çdo kohë. Kjo nuk d.m.th. se gratë me lupus nuk duhet të mbesin shtatzëna. Ato duhet të jenë më të kujdeshme gjatë shtatzënësisë si dhe duhet evituar atë kur lupusi i tyre është aktiv./Kosova sot/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit