-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Institucionet nuk tregojnë rreth shpenzimit të parave publike

Më të lexuarat

Një numër i konsiderueshëm i institucioneve në Kosovë nuk po tregohen aspak transparente me taksapaguesit. Ato po refuzojnë kërkesat për qasje në dokumente zyrtare, duke mos dashur t’u zbulohen mënyrat sesi shpenzojnë paranë publike. Një raport gjithëpërfshirës i hartuar nga Zyra e Kryeministrit ka nxjerrë në pah numrin e konsiderueshëm të kërkesave zyrtare të refuzuara nga institucionet gjatë vitit 2017.

Institucionet e Kosovës nuk po u lejojnë qasje gazetareve, por edhe qytetarëve në dokumentet rreth mënyrës sesi shpenzohet paraja publike, derisa në dokumente të natyrave të tjera gjatë vitit që lamë pas ata kanë lejuar qasje të plotë, shkruan Zëri.

Nga 1171 kërkesa sa i janë adresuar Qeverisë, duke përfshirë ministritë dhe agjencitë vartëse, 45 prej tyre janë refuzuar, 18 kërkesave u është ofruar vetëm qasje e pjesshme, ndërsa në total thuhet të jenë lejuar mbi 1 mijë kërkesa.

Megjithatë, monitoruesit që kanë përcjellë për së afërmi këtë punë thonë se shifrat e pasqyruara në raportin vjetor sa u përket kërkesave zyrtare janë manipuluar.

Sipas tyre, rastet e refuzimit të kërkesave janë bërë kur institucioneve u janë kërkuar të dhëna për shpenzimet financiare.

Ndërkohë, në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj që nga marrja e mandatit deri më tani janë parashtruar 39 kërkesa për qasje në dokumente publike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit