-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Trupat e pajetë të 4 hebrenjve të vrarë në Paris arrijnë në Izrael

Më të lexuarat

Trupat e katër hebrenjve të cilët u vranë javën e kaluar në një sulm mbi një dyqan hebre në Paris kanë mbërritur sot në Izrael, transmeton Anadolu Agency (AA). Në ceremoninë e varrimit të tyre do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e tjerë. Vrasja e Yohan Cohen, Yoav Hattab, Francois-Michael Saad dhe Philip Braham ka tronditur komunitetin hebre në Francë i cili numëron 500.000 njerëz, që e bënë atë më të populluar në Evropë. Viktimat ishin pengje në një supermarket hebre në lindje të Parisit dhe janë në mesin e 17 të vrarëve në sulmet terroriste në kryeqytetin e Francës javën e kaluar. Në një njoftim për shtyp të lëshuar të dielën, kryeministri tha se e ka pranuar kërkesën e familjeve të viktimave të sulmit terrorist dhe u bëri thirrje të gjitha institucioneve relevante qeveritare të ndihmojnë në bartjen e kufomave në Izrael. Vitin e kaluar Franca ishte në majë të listës për nga numri i emigrantëve nga Izraelit. Rreth 7.000 emigrantë të ri kanë ardhur në atë vend gjatë vitit 2014, që ëshhtë dyfish më shumë krahasuar me një vit më parë. Netanyahu u bëri thirrje hebrenjve në mbarë kontinentin evropian të kthehen në Izrael në mënyrë që të jenë më të sigurt si pasojë e rritjes së gjendjes anti-semitik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit