4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

SIRI, në sulmet e fundit kanë humbur jetën 43 persona.

Më të lexuarat

Forcat e Esadit në Siri vazhdojnë me gjakderdhje.

Në përleshjet dhe sulmet e fundit kanë humbur jetën 43 persona.

Ndërkaq në qytetin Dejr-uz Zur qytetarët u mblodhën për ti pritur vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa forcat e sigurisë në praninë e vëzhguesve shtinë në drejtim të popullit.

Ndërkohë që forcat e Esadit hapn zjarr ndaj qytetarëve edhe në qytetet tjera të vendit, si pasoj e shpërthimit të një bombe të vendosur në një restorant në Damask kanë humbur jetën 5 persona.

Ndërsa vazhdonin përleshjet dhe sulmet në qytetet tjera vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara në Idlib ndërmjetësuan mes forcave të Esadit dhe opozitarëve.

Si rezultat i ndërmjetësimit u bë shkëmbimi i dy opozitarëve të kapur me një tank të dëmtuar.

Ndërkaq ngasësi i një maune turke mbeti në mes të përleshjeve mes opozitarëve dhe forcave të Esadit në një qytezë në afërsi të Idlibit. Ndërkohë që shoferi shpëtoj me vështirësi mauna u qëllua me 36 plumba nga armët automatike.

Në anën tjetër në Halep u rrëmbyen 13 qytetarë libanez.

Familjet e të rrëmbyerve në shenjë proteste ndaj kësaj ngjarjeje bllokuan disa rrugë në jug të Bejrutit.

Lideri i organizatës së Hizbullahut, Hasan Nasrallah u bëri thirrje familjarëve për vetëpërmbajtje.

Kryeministri i Libanit, Nexhip Mikati dhe Ministri i Jashtëm, Adnan Mansur i telefonuan Ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutollu me të cilin shkëmbyen mendimet në lidhje me ngjarjen e fundit.

Ndërkohë shkrimtarja me origjinë palestineze, Salame Kaile, e cila ishte arrestuar në muajin prill në Siri, këtë periudhë të shkurtë që kaloi në burgjet e Sirisë i cilësoi si të tmerrshme.

Kaile në prononcimin e saj për gazetarët në Aman të Jordanisë, ku ajo shkoi pasi që u lirua, deklaroi se ndaj të burgosurve zbatohen të gjitha llojet e torturave.

Ndërkaq një zyrtarë i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se nuk lejohen të kontrollojnë burgjet në Siri./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit