-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“The New York Times”: Zyrtarët amerikanë publikojnë raporte të rreme për Afganistanin

Më të lexuarat

Sipas lajmit të gazetës “The New York Times”, zyrtarët amerikanë prej vitit 2001 e këtej kanë mashtruar opinionin publik me raporte të ekzagjeruara dhe të rreme për progresin e situatës në Afganistan…
Pretendohet se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 17 vjet rresht kanë publikuar raporte të rreme në lidhje me situatën në terren në Afganistan.

Sipas lajmit të gazetës “The New York Times”, zyrtarët amerikanë prej vitit 2001 e këtej kanë mashtruar opinionin publik me raporte të ekzagjeruara dhe të rreme për progresin e situatës në Afganistan.

Në lajm vihet theksi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë se qeveria afgane kontrollon 56 për qind të territorit, ndërsa e vërteta është se ajo kontrollon vetëm 29 për qind të territorit të vendit.

Mes të tjerash, gazeta në lajmin e saj shkruan se në konfliktet që kanë ndodhur në Afganistan, janë vrarë 2 mijë e 200 ushtarë amerikanë dhe se ShBA-ja ka shpenzuar 840 miliardë dollarë në luftën kundër talibanëve dhe për rindërtimin e Afganistanit, ndërsa theksohet se kjo shifër është më e lartë se shuma e shpenzuar në kuadër të Planit “Marshall” për rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ky investim shkaktoi reagime të amerikanëve dhe për këtë arsye qeveria e ShBA-së paraqiti një tablo të mundjes së talibanëve, ndërsa për dallim nga ajo që i është pasqyruar popullit, talibanët prej fillimit të pushtimit amerikan e këtej kontrollojnë pjesën më të madhe të territoreve afgane.

Në lajm bëhet e ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç të dhënave mbi ecurinë e luftës, janë informuar gabimisht edhe në lidhje me kushtet e jetesës në Afganistan.

Në një raport të publikuar nga qeveria e ShBA-së në vitin 2010, thuhet se jetëgjatësia mesatare e afganëve është 63 vjet, ndërsa të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) të një viti më parë thonë se jetëgjatësia e afganëve është 48 vjet, ndërsa niveli i mortalitetit të fëmijëve të vegjël është i lartë.

Gjithashtu edhe Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA), në raportin e saj të publikuar vitin e kaluar, ka thënë se jetëgjatësia e afganëve është 51 vjet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit