-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Prodhuesi kinez i gomave, Shandong Linglong Tire Co., fabrikë 1 mld euro në Serbinë e Veriut

Më të lexuarat

Shandong Linglong Tire Co. sh.p.k., prodhuesi i tretë më i madh i gomave në Kinë, me shitje vjetore prej më shumë se 2 miliardë dollarësh, ka zgjedhur një vend në Serbinë e Veriut për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të gomave që do të ketë një vlerë prej 994 milionë dollarësh.

Ndërtimi i fabrikës do të ndahet në 3 faza dhe do të shtrihet në një periudhë 6-vjeçare. Ajo do të jetë fabrika e gjashtë e ndërtuar nga kompania Linglong, ndër të cilat vetëm dy janë ndërtuar jashtë kufijve të saj. Fabrika e parë jashtë kufijve u hap në Rayong, Tajlandë, në vitin 2014. Më 20 gusht të këtij viti, kjo kompani publikoi se zona e zgjedhur prej saj për ndërtimin e fabrikës së re, ishte ajo e Tregtisë së Lirë në Zrenjanin. Një ndër arsyet kryesore se përse ajo e zgjodhi këtë zonë ishte për shkak të avantazheve të kostove në këtë rajon.

Një ndër objektivat kryesore të politikës ekonomike të qeverisë është që të tërheqë sa më shumë investime të huaja, të krijojë vende të reja pune, të reformojë dhe të rishikojë investimet aktuale. Investimi dhe krijimi i fabrikës në Serbi nga kompania kineze Shandong Linglong Tire Co. sh.p.k, do të kërkojë edhe miratimin e Komisionit Kinez Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformave.

Kompania Linglong tha se punimet për ndërtimin e kompanisë pritet të nisin në prill të 2019-s. Projekti do të ndahet në tre faza dhe do të prodhojë afërsisht 13.6 milionë goma në vit, 12 milionë goma për autovetura, 1.6 milionë për furgonë / kamionë/ autobusë dhe 20,000 mijë goma për makinat off-road. Përfundimi i fazës së tretë pritet të ndodhë në mars të 2025-s.

Kompania kineze ka nisur kërkimet për sa i përket gjetjes së zonës së ndërtimit të fabrikës së re që prej fillimit të 2016, atëherë kur drejtuesi i saj, Wang Feng, publikoi strategjinë e re të zhvillimit “3+3”.

Por që prej asaj kohe, strategjia është zgjeruar në “5+3” dhe kompania Longlong ka bërë publike së fundmi edhe projektin e ri për ndërtimin e fabrikës së katërt kineze, i cili do të zhvillohet në provincën e Hubeit, me kapacitet prodhimi prej 12 milionë goma atuoveturash, 2.4 milionë goma për furgonë/ kamionë/ autobusë dhe rreth 60,000 goma për makina off-road.

Zyra e shtypit e kompanisë kineze tha se përpara se të vendoste të ndërtonte fabrikën në Serbi, ajo i studioi shumë mirë edhe shtetet e tjera të Europës Lindore, duke përfshirë Poloninë, Republikën Çeke, Sllovakinë dhe Hungarinë dhe zgjodhi Serbinë për shkak të kostove të ulëta të punës dhe të energjisë”. Kjo kompani po mendon edhe ndërtimin e një fabrike tjetër prodhimi ndërkombëtare, ku SHBA-ja renditet në krye të listës së vendeve për bashkëpunim.

Zrenjanini është një qytet me rreth 75,000 banorë, në provincën e Vojvodinës, afërsisht 50 kilometra në veri të Beogradit. Zona e Tregtisë së Lirë të Zrenjanit mbulon një sipërfaqe prej 98 hektarësh dhe ofron përfitime të tregtisë së lirë. Linglong do të jetë kompania e katërt kineze që do të hapë një fabrikë prodhimi gomash në Serbi, ndërsa tre kompanitë e tjera janë Cooper Tire & Rubber Co. (në Krusevac); Group Michelin (në Pirot); dhe Trelleborg Wheel Systems (në Ruma).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit