7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Refuzoi dëbimin në atdhe, shqiptari vret veten në Gjermani – ka lënë edhe një mesazh në Whatsapp

Më të lexuarat

Në vend që të merrte biletën e fluturimit për familjen prej katër anëtarësh për t’u kthyer në Shqipëri, pas dëbimit, kryefamiljari vrau veten.

Sipas mediave, 42 vjecari shqiptar Berat Jasani (emri i ndryshuar), u hodh nga një urë në Gjermani, pak para se të depërtohej në vendlindje.

Mediat gjermane shkruajnë se 42 vjecari shqiptar, duhet të kishte marrë biletat e avionit për kthim, për gruan dhe dy fëmijët e tij, por vendosi t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga ura Almeloer.

Vetëm vajza e rritur e tij duhet të lejohet të qëndrojë, pasi kishte bërë një trajnim për infermieri në Gjermani.

Sipas gazetës gjermane, 42-vjeçari shqiptar bashkë me familjen kishin ardhur në Gjermani në korrik të vitit 2015.

Gruaja e tij ishte e sëmurë mendërisht, ndërsa vajza aktualisht po kujdeset për nënën dhe djalin. Por zyra federale e emigracionit tha se gruaja mund të kuronte sëmundjen e saj në Shqipëri.

Në një mesazh të fundit në whatsapp për familjen e tij, shqiptari shkruante se ndjehej i zhgënjyer dhe i poshtëruar.

Ish-shefi i tij e përshkruan atë si një punëtor të përkushtuar.

Ndërkohë të shtunën është paralajmëruar një protestë-homazh për 42 vjeçari që i dha fund jetës në Gjermani. /bw/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit