Sadio Mane padyshim është i shkëlqyer jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe në shembujt që jep me veprimet e tij.
Sulmuesi i Liverpoolit, që është besimtar musliman dhe frekuentues i rregullt i xhamisë Al Rahma në Liverpool, u bë protagonisti i një gjesti që po bën xhiron e botës.
Mane u incizua në mënyrë krejt të rastësishme nga një tifoz senegalez teksa po mbushte kova me ujë për të pastruar dyshemenë e banjës së xhamisë së qytetit. Një gjest ky që është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij që e njohën menjëherë futbollistin në këtë video.
Nuk është hera e parë që Mane bën të tilla veprime. Në të kaluarën sulmuesi dhuroi 200 mijë Paund për ndërtimin e një shkolle në fshatin e tij Bambali në jug të Senegalit.
https://www.facebook.com/SoccerAM/videos/2042527082426336/