E drejta ndërkombëtare i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara”, duke i cilësuar të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje si ilegale
Komuna izraelite e Kudsit është duke planifikuar shtëpi të reja kolone në Kudsin Lindor të pushtuar, njoftuan mediat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët komunalë do të takohen të mërkurën për të diskutuar një plan për ndërtimin e 75 shtëpive kolone në lagjen Beit Hanina në qytet, raportoi e përditshmja izraelite Hayom.
Plani fillestar përfshin alokimin e 11 kilometrave katrorë për ndërtimin e tetë blloqeve me shtatë deri në 12 kate.
Në vitin 1967, Izraeli ndërtoi vendbanimet kolone Pisgat Ze’ev dhe Neve Yaakov në të njëjtën lagje.
Sipas vëzhguesve palestinezë, Izraeli ka rritur ritmin e ndërtimit të vendbanimeve ilegale në Kudsin Lindor, pasi Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarisht e njohu Kudsin si kryeqytet i Izraelit vitin e kaluar.
Rreth 600.000 kolonë izraelitë jetojnë aktualisht në më shumë se 100 vendbanime hebreje të ndërtuara në gjithë Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që kur Izraeli i pushtoi këto territore në vitin 1967.
E drejta ndërkombëtare i konsideron Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara”, duke i cilësuar të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje si ilegale.