Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme qytetarëve të mos pagujanë taksën për Rrugën e Kombit.
Ai theksoi përmes një postimi në Facebook, se kryeministri nuk paguante asnjë lekë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel, ndërsa kuksianët duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpitë e tyre.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit në rrjete sociale:
QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.
Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.
Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.
Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t’ju rjepe leket qytetareve te varfer.
Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.
QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vasili-apel-qytetareve-mos-e-paguani-taksen-e-rruges-se-kombit-eshte-vjedhje-572759/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright