3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Vrasësja e familjes në Dibër është vajza e madhe, dyshimet

Më të lexuarat

Familja e ekzekutuar në Dibër të Madhe, në Maqedoni është vrarë nga vazja e madhe e familjes, sipas portalit “Zhurnal.mk”.

Sipas burimeve të këtij portali, familja e ekzekutuar në Dibër të Madhe pak javë më parë teksa kishin ardhur me pushime, ka pasur edhe një vajzë tjetër e cila jetonte në Itali.

Viktimat janë Amid Pocesta 50 vjeç, bashkëshortja e tij Nazmije Pocesta 49 vjeçare dhe vajza e tyre Anila Pocesta 13 vjeçare.

Vajza me inicialet B.P fillimisht ka kryer vrasjet makabre në pragun e shtëpisë dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë. Ajo është kthyer sërish pasi “ka marrë lajmin” për vrasjen e familjes së saj.

Sipas burimeve jozyrtare për Zhurnal, ajo është ndihmuar në kryerjen e krimit edhe nga dy persona të tjerë, njëri nga qyteti i Gostivarit dhe tjetri nga Dibra, të cilët ndodhen në paraburgim së bashku me vajzën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit