2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pse muslimanët po heshtin ndaj rastit të Tarik Ramadanit?

Më të lexuarat

Nga Khaled Abou El Fadl

Ajo që po ndodh në Francë me shkollarin zviceran Tarik Ramadanin është e turpshme dhe poshtëruese. Nuk mund të hesht më përballë kësaj parodie groteske të drejtësisë.

Që kur janë ngritur akuzat ndaj tij në Francë për përdhunim, rasti i Ramadanit ka qenë i mbushur plot me parregullsi proceduriale. Në fakt, keqtrajtimi nga gjykatat franceze dhe linçimi publik nga mediat franceze që i është bërë Tarik Ramadanit ka qenë tmerrësisht i padrejtë.

Alain Gabon, profesor i asociuar i gjuhës franceze në Virginia Wesleyan, dhe të tjerë, i kanë paraqitur me detaje të gjitha përsekutimet dhe abuzimet e autoriteteve franceze ndaj këtij rasti. Gjitahshtu, mbi njëqind akademikë të njohur dhe shkollarë kanë nënshkruar një deklaratë kur kanë kërkuar trajtim dhe process të drejtë për Ramadanin.

Pra, pse po i shkruaj këto rreshta? Së pari, i shkruaj pasi si musliman jam jashtëzakonisht i indinjuar nga heshtja e turpshme e organizatave dhe liderëve muslimanë përballë këtij linçimi të hapur ndaj një shkollari musliman. Të njëjtat organizata që dikur kanë përfituar nga fama dhe ndikimi i Ramadanit, e që garonin duke u mburrur se e kishin në listën e folësve të konfirmuar në konferencat dhe simpoziumet e tyre, tani u leverdis ta braktisin atë dhe familjen e tij në fatin e tyre.

Shkruaj pasi jam thellësisht i trazuar nga talljet që janë bërë për pafajësinë e prezumuar, por edhe nga fakti se ka prova të shumta që tregojnë se Ramadani nuk po trajtohet si i pandehur me akuzën për përdhunim, por po trajtohet në fakt si një i burgosur politik, i cili po përsekutohet nga armiqtë e tij të përbetuar ideologjikë.

Pasi kam hulumtuar shumë raste kriminale kundër përsonave të dyshuar për përdhunim në Francë, nuk kam pikë dyshimi se trajtimi që po i bëhet Ramadanit nuk justifikohet nga lloji i akuzave, pretendimet apo procedurat e hetimeve ndaj këtij rasti.

Më poshtë është një paraqitje e pjesshme e parregullsive dhe problemeve në rastin e tij:

1. Tarik Ramadani po lëngon në izolim që prej muajit Shkurt të këtij viti. Akoma nuk është caktuar asnjë datë për gjyqin e tij. Madje nuk dihet as nëse do të ketë gjyq.

2. Tarik Ramadani është trajtuar sikur të ishte i dyshuar për terrorizëm. E kanë futur në izolim. Ia kanë kufizuar takimin me familjen, avokatin dhe askesin në dosjen e rastit të tij. Gjithashtu i është mohuar e drejta për emailet dhe çdo e drejtë e privatësisë.

3. Më e tmerrshmja, Ramadani është mbajtur në burg me muaj të tërë përpara se të lejohej të fliste apo të paraqiste çfarëdo lloj prove shfajësuese.  Vetëm më datë 5 Qershor iu lejua që të dëshmonte dhe të paraqiste prova si përgjigje. Në terma ligjorë, izolimi e ka vënë Ramadanin në rrethana të disfavorshme, kur aftësia për ta mbrojtur veten kundër akuzave i është kufizuar. Problemi me kufizimet e vendosura nuk është vetëm psikologjik, por ato i kufizojnë  mundësinë të pandehurit që të kryejë hulumtime, të këshillohet dhe të organizojë mbrojtjen e tij kundër akuzave të bëra. Imagjinosi si mund të organizohet mbrotja kundër akuzave serioze kur jeni i izoluar për 23 orë në ditë, e ku ju lejohet vetëm një qëndrim i shkurtër jashtë qelisë. Ju mohohet aksesi në librari, në një kompjuter, hapja e postës elektronike. Ju mohohet shkruajtja apo leximi i materialeve dhe ju mohohet aksesi të dosja juaj.

4. Përveç kësaj, Ramadani vuan nga skleroza e shumëfishtë. Nuk është e tepruar nëse themi  se kushtet e izolimit në të cilat po mbahet janë të paqendrueshme. Në fakt, ato kanë bërë që ai të ketë një përkeqësim të madh të gjendjes shëndetësore. Kjo madje mund të çojë  deri në vdekjen e tij. Pavarësisht vërtetimeve të shumta mjekësore, gjykata franceze ka refuzuar që ta vendosë atë në një spital apo t’i sigurojë trajtimin e duhur mjeksor.

5. Jam thellësisht i shqetësuar nga mënya si është trajtuar kjo ështje në gjykatë dhe në opinionin publik. Akzueset janë shfaqur gjithandej në mediat franceze duke treguar historitë e tyre në mënyrë të përsëritur, ndërkohe që Ramadani, i burgosur, është i paaftë t’u përgjigjet akuzave. Gjykata franceze mund të kishte lëshuar një urdhër  ku t’i ndalonte akuzueset të shfaqeshin në media, duke lejuar që rasti të mbrohej larg syve të publikut. Është shumë e padejtë kur njëra palë monopolizon vëmendjen e medias, ndërsa pala tjetër mund të përgjigjet vetëm pas dyerve të mbyllura të gjykatës.

Prezumimi i pafajësisë nënkupton që një përson është i pafajshëm derisa të provohet e kundërta. Kjo do të thotë se i pandehuri nuk e mbart barrën e vërtetimit të pafajësisë. Ata që akuzojnë, kushdo qofshin ata, mbajnë barrën e provimit të fajësisë. Ramadani, si çdo i pandehur tjetër në botë, duhet të konsiderohet i pafajshëm. Me fjalë të tjera, ai nuk është dhunues derisa të provohet e kundërta.

Por kjo nuk është mënyra se si po trajtohet Ramadani. Rasti i tij po trajtohet sikur të ishte një rast i lidhur me terrorizmin, ku të drejtat e të dyshuarit për një proces të rregullt janë kufizuar rëndë për shkak të interesave të supozuara të sigurisë kombëtare.

Ramadani përballet me akuza për sulme seksuale, e jo për terrorizëm. Gjykata nuk ka dhënë asnjë justifikim bindës për të gjitha kufizimet e vendosura në burg ose për refuzimin e trajtimit të tij si të pandehurit e tjerë që përballen me akuza të ngjashme, të cilët janë liruar dhe mbajtur nën mbikqyrje deri në datën e gjykimit të tyre.

Kohët e fundit, qeveria franceze arrestoi një grup nacionalistësh të bardhë, të quajtur Veprimi i Forcave Operacionale (AFO), i dyshuar se kishin planifikuar të sulmonin dhe vrisnin muslimanë në Francë. Disa prej anëtarëve u është dhënë menjëherë lirimi me kusht dhe asnjë nga të pandehurit e AFO-së nuk ka pësuar asgjë të ngjashme me atë që po i skaktohet Ramadanit.

Tani për tani, Ramadani vazhdon të jetë në izolim e të trajtohet  ashtu siç do të tajtohej një i dyshuar për terrorizëm në Francë.

Më lejoni ta theksoj sa më shkoqur: problemi me këtë rast është diskriminimi – Tarik Ramadani nuk po trajtohet si çdo i pandehur  tjetër i gjendur përballë akuzave të ngjashme.

Shteti francez e ka shfrytëzuar këtë rast që të përndjekë një intelektual të njohur musliman, i cili ka qenë për vite një gjemb për Francën. Problemi është se edhe në këtë rast, ashtu si në rastin e “Muslim Ban” që u mbështet nga Gjyata Supreme Amerikane, ka prova të shumta që tregojnë një armiqësi që po injorohet me dashje nga gjykata franceze.

Çdo ditë që kalon, rasti i Tarik Ramadani po duket gjithnjë e më shumë si një vrasje politike e një përsonazhi. Nuk mund të rrij pa pyetur vetën se çfarë duhet të ndodhë më shumë që muslimanët të zgjohen e të kuptojë se ajo që po i ndodh Ramadanit është simptomë e humbjes së forcës dhe dobësisë politike të muslimanëve në mbarë Europën.

Më duhet të them se nuk mund të rrij pa menduar se njerëzit që nuk nxitojnë t’i dalin në ndihmë njerëzve të tyre më të ndritur dhe brilantë kur trajtohen padrejtësisht dhe kur u mohohet drejtësia bazike, nuk kanë si ta fitojnë respektin e të tjerëve. 

Autori është profesor i jurisprudencës në Universitetin e Kalifornisë (UCLA) dhe Shef i Programit ndërdepartamental të Studimeve Islame në UCLA.

Përshtatur në shqip nga Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit