3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Serbët përsëri kthehen pa hyrë në Kishë të Gjakovës

Më të lexuarat

Një protestë e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Shoqatës “Thirrjet e Nënave”, para objektit të Kishës Ortodokse në Gjakovë, ka kthyer mbrapsht serbët që donin të hynin në këtë objekt fetar për krishtlindjet ortodokse. Policia thotë se të ardhurit nuk hynë në kishë për shkak se autobusi i tyre nuk mund të futej në objektin e kultit nga akulli dhe ngricat.
Pikërisht me një akull e ka gjuajtur autobusin njëri nga protestuesit duke ia dëmtuar xhamin.

“Ndërkohë gjatë hyrjes këtu, një qytetar që është arrestu menjëherë, ka vepru me një akull. Është dëmtu ni xham i autobusit. Janë të arrestuar dy persona për gjuajtje ndaj autobusit”, thotë për KALLXO.com Kristë Gjoka, komandant i Policisë në Gjakovë.

Arrestimin e tyre e konfirmoi edhe Lëvizja “Vetëvendosje”, duke njoftuar se të arrestuarit janë aktivistë të saj.

“Sot, në protestën e qytetarëve të Gjakovës para Kishës Ortodokse në Gjakovë, që organizohet për shkak të ardhjes së serbëve me rastin e festës së krishtlindjes ortodokse, u arrestuan në mënyrë të dhunshme dhe pa asnjë arsye dy aktivistë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ngadhnjim Haxhosaj dhe Gerold Nikoliqi”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lëvizja akuzon policinë për goditjen e të arrestuarit Haxhosaj gjatë arrestimit dhe më pas.

Policia bën me dije se serbëve ua ka ofruar sigurinë e nevojshme.

“Ne u kemi ofru siguri me të gjitha mundësitë tona dhe e kanë pasë sigurinë e plotë”, thotë komandanti Gjoka.

Ai tregon se ata që erdhën për ta vizituar kishën u kthyen për shkak të ngricave dhe akullit.

“Gjithçka ka qenë nën kontroll, mirëpo udhëheqësi i këtyre serbëve ka vendos me u kthy, mos me hy në kishë për shkak të kushteve atmosferike, ngricave dhe akullit që janë këtu dhe sipas tij teknikisht me autobus nuk mund të hyjë në kishë për shkak të ngricave”, shpjegoi Gjoka.

Edhe vitin e kaluar serbët u kthyen mbrapsht pa kryer ritet fetare në këtë kishë, pasi qytetarët e mbledhur në protestë si sot kundërshtonin ardhjen e disa personave që mendonin se kanë gisht në krimet e luftës të kryera në Gjakovë.

Në protestat e vjetshme mori pjesë edhe kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit