-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Arabi Saudite, festival 45-ditor për një frut të veçantë

Më të lexuarat

Festivali më i madh i hurmave të Arabisë në botë hapi dyert në qytetin e Buraidah-së, eventi më i rëndësishëm ky i kushtuar frutit të ëmbël në ngjyrë të artë në kafe.

Fermerë, tregtarë e konsumatorë kanë zbarkuar në “qytetin e hurmave” për festivalin 45-ditor, i cili nuk përbën vetëm një supertreg, por edhe një mundësi të rrallë për kultivuesit e këtyre frutave, të ardhurat e të cilëve varen vetëm prej tyre.

“Hurmat më të mira janë ato me shkëlqim dhe ngjyrë më të gjallë, sepse kjo tregon që janë të buta brenda. Ato që janë gjysmë për gjysmë dhe si më të zbehta nuk janë të shijshme. Atyre qëndrojuni larg”, tha një tregtar.

Arabia Saudite ka numrin më të madh të palmave të hurmave arabike në botë dhe është vendi që shënon gati 25% të prodhimit të tyre global.

Vetëm rajoni Qasim, ku ndodhet Buraidah, numëron rreth 7 milionë pemë të tilla. Në “qytetin e hurmave” shiten çdo vit gati 300 mijë tonë të këtij fruti, ndërsa në pikun e sezonit atje shihen çdo ditë 1.500 makina me hurma arabie, të cilat ndryshojnë nga format, llojet e përmasat.

Më e mira, megjithatë, konsiderohet hurma e kuqërremte “Sukari”, që mund të shitet deri në 22 dollarë kilogrami./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit