Turqia ka arritur të tkurrë deficitin e tregtisë së jashtme me 57,95% në krahasim me vitin e kaluar.
Eksporti i Turqisë në muajin gusht ishte 12 miliardë e 389 milionë dollarë.
U bënë publike statistikat e përkohshme të tregtisë së jashtme për muajin gusht 2018 të shënuara nga Ministria e Tregtisë.
Eksporti u tkurr 6,49% në krahasim me një vit me parë në muajin gusht dhe u realizua në shifrën e 12 miliardë e 389 milionë dollarëve.
Kurse importi duke u ulur me 22,38% u realizua në nivelin e 14 miliardë e 875 milionë dollarëve.
Nga tregtia e jashtme erdhi edhe një e dhënë shumë e rëndësishme.
Në këtë periudhë deficiti i tregtisë së jashtme ra me 57,95 duke bërë që diferenca të tkurret në 2 miliardë e 487 milionë dollarë.
Raporti i mbulimit të importit me eksport ndërkohë që në gusht të vitit 2017 ishte 69,1% në gusht të vitit 2018 u rrit në 83,3%.