-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

MAPL-ë bllokon shumicen e komunave në ditën e parë të punës së 2015-së

Më të lexuarat

Fillimin e vitit 2015 ka nisur mbrapshtë për komunat e Kosovës, ku shumica prej të cilat janë në kolaps, pasi që nuk po mund të kryejnë asnjë pagesë përmes arkës elektronike.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se arkat e komunave nuk po funksionojnë, përveç në shtatë komuna.

“Sistemi elektronik i pagesave për të gjitha llojet e shërbimeve që i ofron administrata komunale, me fillimin e vitit 2015 nuk janë duke funksionuar, për shkak se aplikacioni i pagesave duhet të modifikohet çdo fillim vit. Më saktësisht duhet të ndryshohet viti për të cilin bëhen pagesat”.
Ai më tej bënë të ditur se këtë aplikacion e mirëmban Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila e ka kodin burimor të aplikacionit.

Si pasojë e kësaj gjendje të krijuar, asnjë certifikatë e gjendjes civile nuk mund të lëshohet, si dhe kërkesat e tjera që i drejtohen komunës nuk mund të pranohen në shumicën e komunave, për shkak se qytetarët nuk mund t’i bëjnë pagesat për to.

Mësohet se instalimi i arkës elektronike të pagesave ka qenë pjesë e Strategjisë për E-Qeverisje 2009-2015 dhe Planit të Veprimit për këtë Strategji, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Veriu.info ka tentuar të kontaktoj më zyrën për Informim të MAPL-së, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, pasi që askush nuk e ka hapur telefonit./Veriu.info/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit