Këshilli i Përgjithshëm i Shtetit ka hedhur poshtë ankesën e qeverisë kundër azilit të një prej tetë ish-ushtarëve turq, të cilët u arratisën në Greqi pas puçit të dështuar të muajit korrik të vitit 2016
Këshilli i Përgjithshëm i Shtetit ka hedhur poshtë ankesën e qeverisë kundër azilit të një prej tetë ish-ushtarëve turq, të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës për grusht shteti në korrik të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli, që është gjykatë supreme administrative e Greqisë, mbi çështjen e ish-ushtarit turk, Süleyman Özkaynakçi, vendosi një precedent për rastet e ushtarëve të tjerë të arratisur turq.
Një komitet grek i Azilit kishte vendosur t’i jepte azil Uğur Uçan-it në muajin qershor, pasi Këshilli i Shtetit u dha azil në muajin maj të këtij viti edhe ish-ushtarëve Özkaynakçi dhe Ahmet Güzel.
Disa orë pasi dështoi grushti i shtetit i muajit korrik për të përmbysur qeverinë turke, tetë ish-ushtarakë kaluan në Greqi me një helikopter të rrëmbyer Black Hawk dhe kërkuan azil.
Turqia menjëherë lëshoi një kërkesë për ekstradim, e cila përfundimisht u refuzua nga Gjykata e Lartë në janar të vitit 2017, pas një serie gjyqesh dhe apelimesh.
Ushtarët akuzohen nga autoritetet turke për përfshirje në puçin e dështuar dhe si anëtarë të organizatës terroriste FETO.
FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, duke martirizuar 251 persona dhe duke plagosur 2.200 të tjerë.