Top 100-shi global çdo vit publikohet në revistën javore amerikane “Defense News”, kurse lista e kompanive më të mëdha në fushën e industrisë ushtarake bazohet në shitjen dhe realizimin e fitimit për vitin e kaluar
MUSTAFA CALKAYA
ANKARA (AA) – Katër kompanitë turke janë listuar në revistën prestigjoze “Defense News Top 100” të njëqind korporatave më të mëdha në fushën e industrisë ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Top 100-shi global çdo vit publikohet në revistën javore amerikane “Defense News”, kurse lista e kompanive më të mëdha në fushën e industrisë ushtarake bazohet në shitjen dhe realizimin e fitimit për vitin e kaluar.
Kështu, në listën e këtij viti për herë të parë ndodhen katër kompani turke: ASELSAN në pozitën e 55-të, TUSAS në pozitën e 64-t, ROKETSAN në pozitën e 96-të dhe STM në pozitën e 97-të.
Kompania STM për herë të parë ndodhet në listë, kurse ASELSAN dhe ROKETSAN në listë janë ngritur për dy pozita.
Kompania ASELSAN e cila ka realizuar projekte të shumta brenda dhe jasht vendit, në vitin 2016 ka realizuar fitim prej 1,19 miliard dollarë, ndërsa fitimi i kompanisë vitin e kaluar është rritur në 1,43 miliard dollarë. ASELSAN që nga viti 2006 ndodhet në listën prestigjoze dhe që atëherë në mënyrë konstante ka shënuar ngritje.
ASELSAN këtë sukses e ka realizuar duke zhvilluar sisteme të shumta të komunikimit civil dhe ushtarak, si dhe sisteme ushtarake radare dhe elektronike, sisteme elektro-optike, sisteme ajrore, mbrojtëse dhe sisteme të armatimit, si dhe sitstem për anijet.
Industria turke e aviacionit dhe hapësinore (TUSAS) ka vendosur firmën e saj në projekte të mëdha, si fluturaket pa pilot ANKA dhe helikopteri ATAK. Përveç kësaj, kjo kompani ka punuar në disa projekte për kompanitë primare botërore në industrinë e aviacionit të tilla si Boeing, Airbus, Lockheed Martin, Northrop Grumman, Bombardier, Leonardo.
TUSAS në vitin 2011 për herë të parë hyri në listë, edhe atë në pozitën e 83-të, kurse këtë vit në listë ka ruajtur vendin e saj me fitimin e regjistruar prej 1,1 miliard dollarë.
ROKETSAN në listë ka hyrë me fitimin e pastër të realizuar me 376 milionë dollarë, ndërsa STM me fitimin prej 369 milionë dollarë.
Në pozitën e parë të “Defense News Top 100” ndodhet kompania amerikane Lockheed Martin me fitim rekord prej 47,90 miliardë dollarë, e pasuar nga Raytheon Compani me 23,57 miliardë dollarë, kurse në pozitën e tretë ndodhet BAE Systems me 22,38 miliardë dollarë.