-2.8 C
Pristina
Sunday, January 19, 2025

Këshilltari i Trumpit takohet me ambasadorin turk në Washington

Më të lexuarat

“Bolton dhe Kılıç biseduan rreth priftit amerikan Andrew Carig Brunson i cili ndodhet në paraburgim në Turqi, si dhe rreth zhvillimeve të fundit lidhur me marrëdhëniet turko-amerikane”, ka thënë Sanders

 

WASHINGTON (AA) – Këshilltari i presidentit të SHBA-së për sigurinë kombëtare, John Bolton në Shtëpinë e Bardhë u takua me ambasadorin e Turqisë në Washington, Serdar Kılıç, raporton Anadolu Agency (AA).

Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka konfirmuar takimin e dy zyrtarëve.

“Bolton dhe Kılıç biseduan rreth priftit amerikan Andrew Carig Brunson i cili ndodhet në paraburgim në Turqi, si dhe rreth zhvillimeve të fundit lidhur me marrëdhëniet turko-amerikane”, ka thënë Sanders.

Po ashtu edhe javën e kaluar në Washington janë mbajtur takime të zyrtarëve të të dyja vendeve lidhur me çështjen e priftit amerikan Brunson i cili ndodhet në paraburgim në Turqi.

Andrew Craig Brunson u arrestua më 9 dhjetor 2016 dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Ai akuzohet për veprimtari dhe spiunazh në favor të organizatave terroriste PKK dhe FETO. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Izmir i caktoi masën e paraburgimit gjatë procesit gjyqësor, ku për shkak të problemeve shëndetësore masa e paraburgimit iu zëvendësua me burgim shtëpiak.

Në aktpadinë e ngritur nga Prokuroria në Izimir theksohet se ai ishte në kontakt me anëtarët e organizatës terroriste FETO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit