7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Erdogani u kërkon qytetarëve të kalojnë në monedhën vendore

Më të lexuarat

Luhatjet në kursin e këmbimit valutor Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) i vlerësoi në fjalën drejtuar qytetarëve në qytetin Bayburt.

 

“Askush të mos shqetësohet, rrugën nuk na e pret dot as dollari e as ndonjë valutë tjetër. Ai që mban nën jastëk dollarë, euro, ar (nëse ka) të shkojë në bankat tona dhe ti konvertojë ato në Lira turke. Kjo është një përpjekje kombëtare, vendore. Kjo do të jetë edhe përgjigjja jonë ndaj atyre që na kanë shpallur luftë ekonomike”, tha Erdoan.

“Disa vende kanë nisur të mbajnë në të gjitha çështjet, ku është palë Turqia, një qëndrim që i merr në mbrojtje puçistët, që pret krahëhapur terroristët, që nuk njeh ligj e drejtësi. Një dimension tjetër i këtij është shtrembërimi që po jeton ekonomia jonë ditët e fundit”, shtoi ai.

Ne i jemi të përgatitur ndaj të gjitha alternativave të këqija,- theksoi Erdoan dhe e vijoi kështu fjalimin e tij:

“Të mos lakmojnë aspak ata që fërkojnë duart duke parë kursin e këmbimit, normën e interesit apo kërcënimet. Po përballemi me lëkundje artificiale financiare destabilizuese, edhe pse Turqia nuk ka as problemin më të vogël qoftë në të dhënat makroekonomike, qoftë në fuqinë prodhuese, qoftë në nivelin e punësimit apo në sistemin e saj bankar. Duket shumë qartë që shkaqet e këtyre sulmeve, të cilat janë ndërtuar mbi disa divergjenca shumë vulgare, qëndrojnë diku tjetër. Marrëdhëniet tona me vendet që mbajnë qëndrime të tilla kanë arritur në pikën, që mund të pësojnë dëme të pariparueshme. Të jeni të bindur se ata që bëjnë llogari të vogla duke sakrifikuar Turqinë do të pendohen shumë nesër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit