-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bahtiri, Veselit: Je injorant, ju e ndatë Mitrovicën në jug dhe veri

Më të lexuarat

Raportet ndërmjet Agim Bahtirit dhe Kadri Veselit kanë qenë të tensionuara në vazhdimësi, qysh nga koha kur i pari kandidoi për herë të parë për kryetar të Mitrovicës.

Sot Agim Bahtiri ka komentuar vizitën e Kadri Veselit në Mitrovicë duke e quajtur madje edhe injorant.

I pari i Mitrovicës në një shënim në Facebook ka thënë se Veseli në vend se të frymëzohet nga emri i Adem Jasharit për vepra të mira, ai tregohet përsëri injorant.

“Kadri Veseli paska dalur këndej pari nga Mitrovica, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, e në vend se të e shikoj emrin e ndritur të Komandantit e të frymëzohet për të bërë vepra të mira dhe të largohet nga injoranca, ky paska zgjedhur të tregohet injorant përsëri”.

Nënkryetari i AKR-së ka thënë se Mitrovica nuk ka pasur jug dhe veri, por të tillë e ka bërë Veseli me shokë.

“Dua t’i them kryetarit të Kuvendit, se jug dhe veri nuk ka pasur Mitrovica por ju e bëtë të jetë e tillë, këtë e them sepse sot paskit deklaruar që Kosova nuk ka veri dhe jug, ajo është një”.

Bahtiri në fund i është drejtuar Veselit se kishte një merak që nuk mundi ta takojë, për siç thotë ai për t’i treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që PDK ka ikur nga Mitrovica.

“Ju paskit dal në qytetin tuaj, aty ku je lindur e je rritur, e më mbeti merak të ju takoj për t’iu treguar se qytetarët e Mitrovicës ndihen shumë mirë që nga viti 2013 kur ju ikët nga Komuna si Parti Demokratike dhe kjo ishte gjëja më e shtrenjtë që ia dhuruat Mitrovicës, andaj ju falënderoj në emër të qytetareve për këtë mirësi”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit