-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kosovë-Serbi: Përse është Gazivoda kaq e rëndësishme?

Më të lexuarat

“Gazivoda” është temë e javës në Serbi së bashku me paralajmërimet dramatike nga autoritetet dhe mediat serbe, që sipas tyre po përgatitet marrja arbitrare e objekteve energjetike e strategjike në veri të Kosovës.

Që pas ndërhyrjes së njësive të NATO-s, për herë të parë në fund të rrugëve hyrëse në liqen dhe hidrocentralin e Gazivodës po duket një numër i vogël i ushtarëve të KFOR-it me argumentimin, se këto janë “stërvitje të planifikuara dhe të rregullta.”

Për shkak të këtyre zhvillimeve në Kosovë autoritetet serbe mbajtën takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, nga ku u akuzua opozita e disa klerikë si dhe “agjencitë e huaja” për përhapjen e thashethemeve në lidhje me incidente të mundshme në Kosovë, gjë që e bën të vështirë pozitën negociuese të Serbisë me Kosovën.

Marko Gjuriç bëri një deklaratë të ngjashme një ditë më pas, kur ai theksoi se për Serbinë vija e kuqe sa i përket energjisë është tek Trepça, në hidrocentralin e Gazivodës dhe trafo-stacioni i Valaçit.

Gazivoda shpesh përmendet nga autoritetet e Prishtinës, që dëshirojnë ta lidhin atë në sistemin energjetik të Kosovës. Liqeni si dhe hidrocentrali, bashkë me trafo-stacionin e Valaçit, janë burimet kryesore të energjetike në veri të Kosovës dhe në pronësi të Kompanisë Shtetërore Energjetike të Serbisë, shkruan DW.

Pjesa e sistemit lidhës midis lumenjve Ibër-Lepenc është një sistem jetësor për tërë Kosovën, duke filluar me furnizimin me ujë për ujitje si dhe ftohjes së termocentralit “të Obiliqit”. Nëse nga njëra anë rubineti do të mbyllej, praktikisht do të paralizohej i gjithë sistemi energjetik i Kosovës.

Në qershor pala shqiptare në përgatitje të dialogut teknik këmbënguli në zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, ndërsa pala serbe i detyronte në krijimin e Komunitetit të Komunave Serbe. Dhe nëse energjia është si çështje më e rëndësishme, atëherë Gazivoda është pjesë kyçe e zgjidhjes së këtij misteri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit