DEVOCION m.
- Ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqejmë ndaj dikujt a diçkaje, gatishmëri për të bërë gjithçka për të. Devocion i thellë (i madh, i pakufishëm). Punon (shërben) me devocion.
- Ndjenja e besimit të pakufishëm te dogma e një feje a te një kult dhe përulja e thellë ndaj tyre. Lutej me devocion.