-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuçiç: Janë miratuar disa masa për ngritjen e gatishmërisë luftarake

Më të lexuarat

Vuçiç tha se ka patur aktivitete nga qendra të ndryshme nga Prishtina, Beogradi dhe qendra tjera të fuqisë për të krijuar përshtypjen se “diçka e tmerrshme po gatuhet”

 

BEOGRAD (AA) – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se në Këshillin për Siguri Nacionale janë marrë disa masa që kanë të bëjnë për Qeverinë e Serbisë, ushtrinë dhe forcat tjera të sigurisë me qëllim të rritjes së gatishmërisë luftarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçiç tha se ka patur aktivitete nga qendra të ndryshme nga Prishtina, Beogradi dhe qendra tjera të fuqisë për të krijuar përshtypjen se “diçka e tmerrshme po gatuhet”.

“Me veprime shumështresore dhe të larmishme të agjenturave, jemi vënë në një pozicion për të mbrojtur veten nga thashethemet dhe sot jemi të lumtur që nuk ka ndodhur asgjë, që jemi gjallë, që nuk na kanë vrarë sot”, tha Vuçiç për mediat pas takimit me kreun e Kishës Ortodokse Serb patriarkun Irinej.

Ai tha se për shkak të “thashethemeve” të tilla mbi konflikte të dakorduara, Serbia sot nuk mund të flasë për atë se 1930 ditë Prishtina nuk ka përmbushur obligimin e saj mbi formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.

Vuçiç tha se Serbia do të jep gjithçka nga vetja për të ruajtur paqen “gati për çdo çmim”, po asnjëherë dëbimin e popullatës serbe.

I pyetur se çfarë pret nga bashkësia ndërkombëtare, Vuçiç tha se nuk pret asgjë.

“Çfarë të prisni prej njerëzve që Kosovën e përjetojnë si shtet të pavarur”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se u ka bërë thirrje serbëve nga Kosova që të heshtin edhe disa ditë.

Ai gjithashtu u përqendrua edhe në takimin me Patriarkun Irinej, duke thënë se folën për serbët në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci, për pasojat e operacionit “Stuhia” të vitit 1995 në Kroaci dhe mbi demografinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit