0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zeqiri: Pse shqiptarët e Maqedonisë u përjashtuan nga Abetarja e unifikuar

Më të lexuarat

Deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri ka kërkuar nga Qeveria e Maqedonisë, gjegjësisht partia shqiptare në pushtet BDI se përse filloristët shqiptarë nga Maqedonia nuk do të mund të jenë pjesë e projektit të Abetares së përbashkët Shqipëri – Kosovë.

Ai ka fajësuar dështimin e partisë shqiptare dhe të zyrtarëve të saj në Qeveri dhe Ministri të Arsimit që nuk arritën të jenë pjesë e projektit të Abetares së përbashkët.

“Zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri është i paaftë për të përfshirë Maqedoninë në projektin e Abetares. Janë të kota premtimet se do të bëjnë diçka më tepër në planin e hulumtimeve shkencore kur nuk kishin fuqi të përfshihen në projektin e abetares”, deklaroi deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Izet Zeqiri, duke përmendur se në këtë drejtim ka pasur polemika dhe fajësime midis zëvendësministrit të arsimit të Maqedonisë, Safet Neziri dhe ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Arben ]ejku.

Kohë më parë Neziri kishte nënvizuar se Maqedonia nuk ishte ftuar në pjesëmarrjen në projektin e Abetares së përbashkët, ndërsa kundër tij ishin deklaruar dy ambasadorët e Kosovës dhe të Maqedonisë në Shkup, të cilët kanë konfirmuar se faji qëndron tek mungesa e hapësirës ligjore për përdorimin e Abetares së përbashkët nga filloristët shqiptarë në Maqedoni. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit