8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Haradinaj kërkon ruajtjen e marrëdhënieve tradicionalisht të mira me Turqinë

Më të lexuarat

Qeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionale mes Kosovës dhe Turqisë, ka shkruar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në Facebook.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdo qoftë tjetër.

Këto komente, Haradinaj i ka bërë përmes një postimi në Facebook dhe ndërlidhen me një postim që ka bërë Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj ndaj Turqisë.

“Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk”, theksoi Haradinaj.

Ndërkaq, Grupi Parlamentar 6+, përmes një letre drejtuar Haradinajt, ka kërkuar shkarkimin e Dedajt deri në fund të javës.

Në kërkesën e deputetëve të Grupit 6+ thuhet se Dedaj ka fyer, ofenduar dhe nënçmuar komunitetin turk.

Deklarimet e z. Dedaj mund të shkaktojnë përçarje të mëdha si dhe të sjellin probleme fetare e ndëretnike, sidomos ndaj komunitetit turk, thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Fikrim Damka, Myfera Shënëk, Duda Balje, Albert Kinolli, Danush Ademi dhe Bahrim Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit