-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A ishte e nevojshme mesha në kishë për Bacin Adem Demaçi!

Më të lexuarat

Përmbajtja

Vetë emri Adem,i lindur nga babai që falej në xhami,dhe nga nëna që ishte me shami,tregon se kemi të bëjmë me një patriot shqiptarë të fesë myslimane,që nuk le fare hapsirë për huti dhe dyshime në opinionin mbarë shqiptarë.

Futja e emrit të tij në kishë pa ndonjë testament paraprak nga Baci Adem,konsiderohet shkelje në dinjitetin e tij fetar dhe kombëtarë!

Në historin shqiptare nuk njihet që kisha katolike të kishte bërë ndonjë meshë për figurat shqiptare të fesë myslimane,ashtu siq nuk njihet që Xhamia të ja falej xhenazen ndonjë prej figurave shqiptare katolike! Dikush po donë me futë huti dhe dyshime në përkatësin fetare,që fare nuk ka nevojë në këtë kohë.

Në liturgjinë katolike mesha i kushtohet atyre që duhet pastruar nga mëkatet.Çfarë mëkati kishte Baca Adem,që tërë jetën e tij e kaloi sakrificë për të tjerët.Ai vuajti në burgje të Jugosllavisë për lirinë dhe të drejtat e tê tjerëve!Pra ai ishte i pastërt dhe nuk kishte nevojë për meshë në katedrale.Një ujë që vetë nuk është i pastërt nuk mund t’i pastron të tjerët.

Një rregull fetarë islam thotë:”Largimi i të keqës ka përparësi ndaj përfitimit të së mirës.”

Për kishën katolike ka qenë më mirë të merret me një meshë kushtuar pedofilisë,ngacmimeve seksuale të adoleshentëve nga ana e priftërinjëve dhe kardinalëve që është aktual nëpër botë,se sa të merret me një patriot shqiptarë të fesë myslimane,e që kishte për qëllim përvetësim të një figure që nuk i përketë kishës. A thua ndoshta kisha po përballet me mungesë të patriotëve dhe njerëzve të mëdhenjë,e po donë të përvetësoj figura nga fetë tjera?

Nuk është prej traditës tonë të futemi në këto lojra,e të luhet me figurat e popullit,kjo më së paku i duhet shqiptarisë!

Pra Baci Adem nuk e ka vendin në meshë,ashtu siq nuk e ka Pjetër Bogdani vendin në hytbe të xhumasë!

Musa Vila

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit