3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Turqia përgënjeshtron pretendimet e pabaza për ‘marrëveshje me Amerikën’

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se Pretendimet se Ebru Ozkan është lënë e lirë në shkëmbim të Andrew Brunson janë të pabaza.

 

Turqia deklaroi se pretendimet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar nga Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netayahu që të lirohet nënshtetasja turke, Ebru Ozkan, që ishte e burgosur në Izrael, janë “plotësisht të pabaza”.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë erdhi një deklaratë në lidhje me këtë çështje.

“Pretendimet se Ebru Ozkan është lënë e lirë në shkëmbim të Andrew Brunson janë të pabaza” bëhet e ditur në deklaratë.

Ministria rikujtoi se Ozkan u kthye në Turqi pas vendimit të Izraelit për gjykim në gjendje të lirë.

Gazeta ‘Washington Post’ shkroi se Trumpi i telefonoi Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netayahu në 14 korrik dhe i kërkoi të lihej e lirë nënshtetasja turke, Ebru Ozkan.

Sipas kësaj gazete Trump e bëri këtë pasi në bisedën e zhvilluar me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në 11 korrik në Kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, gjatë samitit të NATO-s bëri një marrëveshje për lirimin e priftit Andrew Brunson, i cili u arrestua me dyshim për spiunazh dhe krim në emër të organizatave terroriste gyleniste, FETO dhe PKK

Një autoritet i lartë turk tha se lajmet për lirimin e Ozkanit në kuadër të marrëveshjes me Amerikën për Brunson “nuk kanë asnjë bazë”.

Pas vizitës së saj në Jeruzalem, Ozkan u arrestua më 11 qershor në aeroportin Ben Gurion të Tel Aviv teksa kthehej në Turqi dhe gjykata ushtarake izraelite dha lirimin e saj të kushtëzuar (gjykim në gjendje të lirë) natën e 11 korrikut.

Kurse arrestimi i priftit Brunson, në Izmiri, i cili gjykohet për 35 vjet heqje liri me akuzat për kryerjen e krimeve në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK, u kthye një ditë më parë në arrest shtëpie duke marrë parasysh problemet e tij shëndetësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit