-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Murgeshat kiliane pretendojnë se u abuzuan dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin (Foto)

Më të lexuarat

Një grup i murgeshave që i shërbenin kishës katolike në Kili, pretendojnë se u abuzuan seksualisht dhe u detyruan të ‘punojnë si skllave’ për priftin që mbetet i paemëruar për arsye ligjore. I njëjti dyshohet se i përjashtoi prej konventës, nga frika se mund të zbulohet.

Rastet e 23 shërbyeseve të fesë që vepronin në manastirin e qytetit Molina, janë dëgjuar edhe nga zyrtarët e Vatikanit, që dërguan një grup për të hetuar pretendimet.

“Prifti më preku gjoksin dhe më puthi në buzë. Isha e tmerruar. Kjo ngjarje më bëri të çmendem”, ka thënë Yolanda Tondreaux, që dikush shërbente si murgeshë.

Tondreaux që pretendon se u ngacmua nga prifti, derisa ishte murgeshë

Ivo Scapolo, prifti që u dërgua nga Papa Francis në Kili, që të dëgjojë rastet e murgeshave të dëmtuara, ende nuk ka dhënë ndonjë vendim përfundimtar. Megjithatë, prifti është larguar nga detyra, deri në një vendim tjetër.

Tondreaux ka bërë të ditur se ajo e kishte treguar ngjarjen te murgesha kryesore, por është cilësuar si gënjeshtare dhe u detyrua të shkonte për t[u rrëfyer, te i njëjti prift, i cili e abuzoi.

“U pastrova mirë, por nuk më hiqej ndotja që më bëri – një prift. Shumë të murgesha të reja e pësuan prej tij, ndërsa nëna kryesore dinte gjithçka” ka përfunduar murgesha.

Ajo pretendon se shumë murgesha e lëshuan konventën, sepse i prekte në pjesë intime, u hynte në dhomë për t’i parë të zhveshura dhe abuzonte edhe pjesën e vet intime. Gjithnjë sipas saj, nëna kryesore e murgeshave i dinte të gjitha, por nuk intervenonte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit